Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e ndeshjes/ Berisha gaboi, ndërrimet e fundit të dëshpëruara

2016/11/14 at 10:24 AM
në Komente, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e ndeshjes/ Berisha gaboi, ndërrimet e fundit të dëshpëruara

Nga Sulejman Starova

Kjo humbje nuk pritej. Nuk kemi as ne çfarë të komentojmë, pasi në pjesën e dytë nuk kishte futboll. Me tetë lojtarë nuk ka më futboll. Në fillim u treguam të kujdesshëm dhe nuk arritëm të bënim presion, në një kohë që na e bënë kundërshtarët. Një rast goli e krijuam në minutën e 4-t, por nuk mjaftoi. Ata u treguan finokë dhe na bënë presion duke na goditur në rastin e parë në një moment shpejtësie.

Falë cilësisë së lojtarit të tyre, fiton duelin e shpejtësisë me Gjimshitin dhe fitoi penalltinë. Kjo është edhe diferenca me skuadrat që kanë kualitet. Është një meritë e lojtarit kundërshtar që në një duel shpejtësie arrin t’i ikë qendërmbrojtësit tonë. Dhe në të tilla raste, kur ekipi kundërshtar kalon në avantazh e për më tepër që ka cilësi brenda, nuk të lë pastaj që të ngresh kokë.

E parashikonim të vështirë fitoren e skuadrës sonë, por që duhej ta synonim medoemos nëse dëshironim të dilnim nga grupi. Mos harroni që luajmë jashtë me Izraelin, Maqedoninë, me Italinë dy herë dhe me Spanjën në transfertë. Dhe nëse kishim synime, duhej ta fitonim medoemos këtë takim në fushën tonë. Megjithatë, as trajneri De Biazi nuk mund të kritikohet, pasi janë gjëra që ndodhin në futboll këto dhe humben të tilla ndeshje.

Pjesa e parë

Izraeli e filloi lojën duke bërë presing lart në mbrojtjen tonë. Ka një moment superioriteti në luajtjen e topit dhe ishin më të organizuar. Ne hymë në fushë për të luajtur të kujdesshëm. De Biazi vendosi të hidhte në fushë një ekip me skemë 4-3-3, ashtu siç ishin edhe ata. Ajo që ra në sy në fillim të lojës ishte fakti që Izraeli na bëri presion ne dhe jo e kundërta.

Gjatë kësaj periudhe, në një moment ne sikur tentojmë të dalim dhe krijojmë një rast në kundërsulm. Në minutën e 4-t krijojmë një rast goli ku lojtari ynë goditi keq me të majtën. Kundërshtarët krijuan katër raste për gol, duke shfrytëzuar edhe daljen e mbrojtësit me karton të kuq. Në pjesën e parë ata krijuan 3-4 raste për gol, ndërsa ne kemi goditur vetëm tro herë jashtë.

Superioriteti numerik në pjesën e parë bëri të vetën, pasi ne ishim me dhjetë lojtarë në fushë. Izraeli është një skuadër që ka kualitete, por që mund të mundej nga shpirti i garës që ka skuadra jonë. Fakti është që ne parashikonim diçka tjetër. Kundërshtari është shumë më mirë se ne në mbajtjen e topit kur luhet 11 kundër 11 e jo më kur ne mbetëm me dhjetë lojtarë në fushë.

Pjesa e dytë

Them se kjo pjesë është “no comment”. Them se ka gabuar vetëm portieri ynë, Berisha. Ishte një rast kur izraelitët pretenduan për penallti, por arbitri nuk e akordoi 11-metërshin dhe vazhdoi lojën. Berisha e ekzagjeroi me protestën. Ne ishim me një lojtar më pak dhe duhej të tregoheshim të kujdesshëm. Me 10 lojtarë dhe në inferioritet numerik mund të luhet mirë futboll dhe të arrish te barazimi. Dhe për këtë ka shumë raste.

Dalja jashtë e portierit nuk ka më koment, pasi nuk luhet më futboll. Nuk ke çfarë të gjykosh më për skema apo zëvendësime, pasi praktikisht loja ishte vetëm 45 minuta. Ndërhyrja e Berishës Unë e ngarkoj atë me përgjegjësi të plotë, pasi nuk kishte nevojë ta zgjaste nervozizmin aq gjatë. Lojtari kundërshtar pretendonte për penallti, në një kohë që arbitri vazhdoi lojën duke e konsideruar si simulim.

Nuk kishte arsye që Berisha të bënte atë reagim me kokë, duke e ekzagjeruar sidomos edhe me lëvizjen e fundit të kokës. Faktikisht, gjyqtari i katërt ka sinjalizuar arbitrin kryesor, që më pas ka reaguar duke e ndëshkuar portierin me karton të kuq dhe penallti. Gjithçka ishte brenda rregullores. Madje, rasti i Berishës do të hyjë në Komisionin e Disiplinës.

Nuk ishte si në momentin e Gjimshitit, që u ndëshkua me karton të kuq, pasi ishte rast goli dhe u akordua penallti duke u mbyllur gjithçka ty. Ndërsa Berisha do të hyjë në Komisionin e Disiplinës. Gjithçka është brenda rregullores, goditje me kokë, penallti dhe lojtari merr edhe disa ndeshje dënim.

Ndërrimet e fundit

Zëvendësimet e fundit janë të dëshpëruara dhe nuk ke çfarë të thuash. Me tetë lojtarë nuk luhet futboll. Në raste të tilla vetëm mund të rrish në zotërim të topit që të mos pësosh më shumë gola. Edhe kundërshtari luan më lirshëm. Megjithatë, edhe me tetë lojtarë shkuam edhe disa herë në portën kundërshtare.

Më i dobëti në fushë

Nuk mund të them një emër për më të dobëtin në fushë nga Shqipëria dhe këtë do ta argumentoj. Nuk bëhet gjykimi vetëm me një 45 minutësh. Hysaj në ndonjë moment nuk ishte shumë aktiv në dalje, pasi ashtu mund t’i jenë dhënë edhe detyrat, në një kohë që në mesfushë luanim me tre, Kukelin, Xhakën dhe Memushajn.

Roshi nga e djathta u mundua të bëjë ndonjë driblim që mund të kishte rrezikshmëri, por lojtarët ishin pak larg. Por nuk mund të dalim në një konkluzion, pasi në 45 minuta është e vështirë të dalësh në përfundime. Kur ishim 10 kundër 11, tentuam të dilnim dhe është e vështirë për mua që të them se kush ishte më i dobëti në fushë./ Sulejman Starova




Ju sugjerojmë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Para
Video/ Shkatërrimet apokaliptike që la pas tërmeti në Zelandë të Re

Video/ Shkatërrimet apokaliptike që la pas tërmeti në Zelandë të Re

Foto/Armina Mevlani-Besa Kokëdhimës: “Të dua binjakja ime”

Foto/Armina Mevlani-Besa Kokëdhimës: “Të dua binjakja ime”

Foto/ Arrestimeve në familjen e të fejuarës,  Bale rrezikohet nga banda e drogës

Foto/ Arrestimeve në familjen e të fejuarës,  Bale rrezikohet nga banda e drogës
















TE FUNDIT

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
31 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në urimin e tij për Vitin e Ri, su shpreh se 2026 "është viti...

Lexo më shumë

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
31 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon...

Lexo më shumë

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
31 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka uruar për Vitin e Ri 2026 përmes një videomesazhi ku lartëson vlerat e familjes dhe forca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com