Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frymëzuesi i Bin Ladenit mbanë ligjëratë në Prishtinë

2016/11/11 at 7:30 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Frymëzuesi i Bin Ladenit mbanë ligjëratë në Prishtinë

Një prej dijetarëve që kishte nxitur terrorizmin gjithandej, përfshirë sulmet e 11 shtatorit, u ka ligjëruar studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Selman el-Avde, i arrestuar dhe dënuar disa herë në Arabinë Saudite, ka qenë i ftuar nga ky fakultet që menaxhohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.


Librat dhe ligjëratat e Selman el- Avde janë të ndaluara në Arabinë Saudite për shkak të qëndrimeve të tij radikale dhe lidhjeve me ish-liderin e Al Qaidas, Osama bin Laden.

Ai konsiderohet si njëri prej kundërshtuesve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe frymëzues i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

Selman el- Avde dyshohet se ka lidhje edhe me Shtetin Islamik. Njëri prej djemve të tij është i arrestuar si rekrutues i terroristëve në Irak, raporton Insajderi.com.

Por, këto fakte nuk e kanë penguar Fakultetin e Studimeve Islame që këtë dijetar islam ta sjellin në Prishtinë për t’ju ligjëruar studentëve të këtij fakulteti që është nën menaxhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Selman el-Aude ka mbajtur ligjëratë më 1 nëntor në Prishtinë. Në Prishtinë, siç thotë ai vetë në një video të publikuar në kanalin Youtube ka ardhur nga Shqipëria.

Ligjërata e tij përkthehet nga Sylejman Osmani, ish-kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, në kohën kur Zeqirja Qazimit i ishte dhënë leja për të punuar si imam. Qazimi tashmë është dënuar nga shkalla e parë e gjykatës me 10 vjet burg për rekrutim të terroristëve.

Në Bashkësinë Islame nuk kanë folur për ardhjen e këtij dijetari në Prishtinë, ndërkaq në Fakultetin e Studimeve Islame kanë thënë se ai ka kërkuar vetë që të vijë për t’ju mbajtur ligjëratë studentëve.

Dekani i këtij Fakulteti, Fahrush Rexhepi, ka thënë për Insajderin se e di të kaluarën dhe lidhjet e tij me ish-liderin e Al Qaedas, por tash sipas tij, ky dijetar islam ka ndryshuar qëndrim dhe është kundër ekstremizmit dhe radikalizmit islamik.

Rexhepi ka thënë se Selman el-Aude ka ardhur vullnetarisht në Kosovë, pas një vizite që ka pasur në Shqipëri me ftesë të Komunitetit Islam.

“Kanë qenë mysafir të Komunitetit Islam të Shqipërisë, pastaj kanë shprehur dëshirën me ardhë në Kosovë. Pa paralajmërim, në mënyrë private kanë ardhur në Kosovë”, ka thënë Rexhepi për Insajderin.

Kur është pyetur se a është verifikuar apo a i njohin lidhjet me Osama bin Ladenin dhe kritikat për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të kaluarën, Rexhepi ka thënë se këto fakte i njohin deri diku.

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame nuk e ka mohuar faktin se Selman el-Avde, kishte lidhje të tilla.

“E njohim deri diku. Na e dimë që ka mundur në të kaluarën të ketë lidhje (me Al Qaedan v.j.), por tash na e dimë që përkundrazi tani është njëri i Qeverisë, i shtetit dhe kontribuon krejtësisht në të kundërtën dhe ne sa kemi informacione, përkundrazi nëpër botë përmes vizitave dhe paraqitjeve të tij, promovon vlera të tolerancës dhe të paqes dhe njëjtë ka vepruar edhe këtu”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se nuk ka informacion se djali i tij është i arrestuar për shkak të rekrutimit të terroristëve për ISIS-in.

Mysafiri i Fakultetit të Studimeve Islame, Selman el- Avde është i lindur vitin 1956 në qytetësen Buser të qarkut të Kasimit në Arabinë Saudite. Njihet si teolog dhe mendimtar saudit si dhe prezantues në programet e shumta televizive. Ka doktoruar në fushën e studimeve të Hadithit (Praktikës dhe thënieve të profetit Muhamed) .

Selman el-Avde konsiderohet si më aktivi nga mesi i teologëve sauditë, në vitet e 80-ta dhe 90-ta, për iniciativën e tij për një rizgjimin islam në vendin e tij dhe më gjerë.

Ishte njëri nga më të zëshmit i cili kishte kundërshtuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim ë luftës së dytë në Gjirin e Gadishullit Arabik, në vitin 1991.

Selman el-Avde bashkë me bashkëpunëtorët e tij e tij si, Sefer el-Havalij, Aid el-Karnij dhe Nasir el-Umer, kishin nënshkruar dokumentin i cili përfshinte kërkesat e tyre për reforma ligjore, administrative, sociale dhe informuese nën kornizën islame.

Në vitin 1993 Selman Avdes, i ishte sanksionuar e drejta e mbajtjes së ligjëratave publike. Ndërsa në vitin 1994 ishte arrestuar nga organet shtetërore të vendit të tij. Është liruar nga burgu në vitin 1999.

Deri në vitin 2015 Selam Avde, me vendim të ish mbretit Abdullah bin Adul Aziz, e kishte të ndaluar të udhëtoje jashtë vendit të tij.

Në 2014-ën, atij iu ndaluan gjitha librat nga libraritë dhe dyqanet në Arabinë Saudite.

El-Avde njihet si kritikues i sistemit të Arabisë Saudite, për të cilin thotë se nuk është duke e praktikuar islamin e vërtetë.

Në një postim në Twitter në vitin 2012, kishte mohuar të jetë pjesë e lëvizjes së vëllazërisë myslimane për çfarë ishte akuzuar nga mediet lokale arabe dhe jashtë tyre.

“ Nuk jam pjesë e lëvizjes së vëllazërisë myslimane, mirëpo unë ata i shohë si një grup të myslimanëve të moderuar me ndikim. Ata nuk janë të mbrojtur nga gabimet… kanë nevojë për korrigjime”

Të burgosur kuvajtian në Guantanamo, kishin thënë se Selman Aude është më i rrezikshëm se Bin Ladeni.

Në një video në internet, Selamn El Avde thotë se Amerika është koka e terrorizmit në botë.

Në një tjetër video tjetër ai flet për 72 hyritë në xhenet. Ai thotë se “të mirat në xhenet për muxhahedinët janë më të mira se krejt çka ka në këtë botë”.

Roja e Bin Ladenit kishte deklaruar se të gjitha sulmet e cilësuara terroriste dhe lufta kundër perëndimit kishte nisur si pasojë e një fatia të lëshuar nga Selman El Avde.

Sipas tij, shumë dijetarë për t’i ikur përgjegjësisë për atë që kanë thënë, janë deklaruar kundër terrorizmit.

Në një ligjëratë të quajtur “Industria e vdekjes”- Selman El Avde thotë se “aq vlerë të madhe ka Shehidi sa që të Zoti ndërmjetëson për 70 persona nga familja e tij”.

Para ardhjes në Kosovë, Selman el-Avde ka qëndruar në Shqipëri. Është ndalur në një familje shqiptare.

Këtë familje e përshkruan si familje “që ruan traditën e vërtetë islame”, kurse krye familjarin e quan  evlija (të dashur të Zotit). Të gjithë fëmijët e tij flasin arabisht dhe të gjithë mësojnë për islamin, siç shihet në këtë video të siguruar nga Insajderi.

 



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Sfida ndaj Izraleit, flet trajneri De Biazi: Askush s’kënaqet me barazim

Sfida ndaj Izraleit, flet trajneri De Biazi: Askush s’kënaqet me barazim

Kjo grua përpiqet katër muaj me radhë ta ngjallë burrin me “ujin e shenjtë”, ja rezultati…

Kjo grua përpiqet katër muaj me radhë ta ngjallë burrin me “ujin e shenjtë”, ja rezultati…

Familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi: “Edhe sikur të ma ringjallin djalin unë nuk i besoj më këta”

Familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi: “Edhe sikur të ma ringjallin djalin unë nuk i besoj më këta”
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com