Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terrorizmi/ Çfarë po ndodh? Agjentët e MOSSAD zbarkojnë në Tiranë

2016/11/10 at 5:06 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Terrorizmi/ Çfarë po ndodh? Agjentët e MOSSAD zbarkojnë në Tiranë

“Do të godasim së shpejti”. Kjo fjali e dëgjuar mes dhjetëra të tjerave në bisedat e përgjuara që kanë bërë me njëri-tjetrin të dyshuarit për vepra terroriste, nxitje të urrejtjes fetare si dhe organizimit, financimit dhe rekrutimit të besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri e Irak, ka vënë në alarm dhe në lëvizje shërbimet inteligjente izraelite dhe një tjetër shteti shumë të fuqishëm partner me Shqipërinë.

Burime të besuara i thanë “News24” dhe “BalkanWeb” se prej ditësh agjentë te MOSSAD dhe një tjetër shërbimi inteligjent kanë zbarkuar në Tiranë dhe kanë zhvilluar takime të vazhdueshme mes zyrtarëve të SHISH dhe Policisë së Shtetit.

Agjentët iu kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare një listë me emrat dhe fotot e një grupi personash, që dyshohen për prirje radikale.

Në kohë rekord, shërbimet inteligjente të këtyre 2 vendeve informuan shërbimin informativ shtetëror shqiptar për rrezikun e akteve terroriste, dhe ky i fundit ka vënë në lëvizje prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe u bë i mundur arrestimi i një grupi prej nëntë personash, katër nga të cilët ndodhen aktualisht në qelitë e paraburgimit në vend, ndërsa 5 të tjerë u dëbuan nën masa të rrepta sigurie dhe iu dorëzuan autoriteteve ligjzbatuese në Kosovë.

Të dyshuarit, imami i vetëshpallur Xhezair Fishti, berberi Ergys Faslia, mjeku Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe të tjerët u vunë në pranga, pak orë, para së të zhvillohej mesha e lumturimit të 38 martirëve të katolikë të torturuar dhe vrarë nga regjimi komunist.

Dyshimet e para, ishin se grupi do të kryente akte terrori gjatë meshës së lumturimit, e për këtë arsye, është firmosur urdhri për arrestimin e tyre. Më pas, dyshimet  se grupi në fjalë mund të kryente akte të përgjakshme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e cila do të luhej në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u shtuan pas përgjimit te disa bisedave te tjera, ku te dyshuarit shpreheshin se “do te marrim hak për vëllezërit tanë myslimane”.

Me qëllim marrjen e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Izrael, që UEFA ka vendosur që ajo të luhet në Elbasan Arena, agjentët e shërbimeve te huaja, po bashkëpunojnë me SHISH e Policinë e Shtetit, për hartimin e planit te masave.

Nga ana tjetër, asnjëri prej katër të dyshuarve, nuk ka pranuar akuzat duke pretenduar se po persekutohen për shkak të besimit. Prej ditësh ata po mbahen të izoluar nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë paraburgimi 302 në “Mine Peza” po mbahet nën masa të rrepta sigurie për shkak se në qelitë e tij ndodhen dy imamët e vetëshpallur Genci Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa si dhe të akuzuarit e tjerë për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri. Nga hetimet rezulton se gjatë bisedave të dyshuarit e arrestuar së fundmi janë shprehur se “do të marrim hak për vëllezërit tanë myslimanë”. Me sa duket kjo ngre dyshime se burgu mund të sulmohet me qëllim lirimin e të arrestuarve.

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
FOTO/ Masa ekstreme sigurie në shtëpinë e Donald Trump

FOTO/ Masa ekstreme sigurie në shtëpinë e Donald Trump

A e dini pse janë dy vija prapa iPhone?

A e dini pse janë dy vija prapa iPhone?

Video-Funny/Çfarë harroi Obama?

Pritet që Obama të takojë Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me një degë ulliri

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com