Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veseli nuk sheh të kaluarën: “E kam harruar Francën, jam gati të luaj”

2016/11/09 at 12:18 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë i lidh Veselin e Pogban

Frederik Veseli është kthyer në fatsjellësin e Empolit, klub i cili ka filluar të sigurojë rezultate pozitive dhe i është larguar fundit të Serisë A që pas aktivizimit të tij. Lojtari shpreson që një gjë të tillë tashmë të ketë mundësinë ta bëjë edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi është gati për të dhënë kontributin e tij me kuqezinjtë nëse ia kërkon trajneri.


“Unë ndjehem mirë, besoj se shumica e lojtarëve po luajnë me skuadrat e tyre dhe jemi gati për këtë javë, për të bërë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Izraelit. Fizikisht jam mirë, këto ndeshjet e fundit u aktivizova me klubin dhe ndjehem mirë. Po jam gati, nëse nuk do të isha për këtë ndeshje do të ishte diçka shumë e keqe. Ndaj jam i përgatitur dhe gjendem në dispozicion të trajnerit e skuadrës”, tha futbollisti në konferencën e sotme për shtyp.

veseli

Sipas tij, ekipi ka entuziazmin e duhur dhe nuk ndikohet nga fakti që ndeshjen e fundit e mbylli me një humbje kundër Spanjës.

“Entuziazmi duhet të jetë gjithmonë i pranishëm. Pastaj me Spanjën, mos harroni se 90% e skuadrave humbin ndaj saj, është një rezultat normal. Ndaj duhet të fokusohemi te Izraeli dhe të mos e lëmë atë humbje të na destabilizojë”, tha ai.

“Kemi mësuar se nuk ka më skuadra të vogla në ditët e sotme, unë besoj se ndeshjet më të rëndësishme janë kundër Izraelit, Italisë e Spanjës. Nuk i dihet, ndoshta ka një ditë të vështirë Italia e Spanja dhe mund t’i marrim një pikë apo fitore. Duhet të jemi gati në këto ndeshje dhe të marrim sa më shumë pikë”.

Sipas Veselit, rezultati ndaj Izraelit varet edhe nga ajo që ofron Shqipëria në fushën e lojës pasi synohet një lojë sa më e mirë. “Sigurisht që nuk do të isha i kënaqur me barazim, por do të isha i kënaqur me një performancë të mirë. Nëse do të barazojmë dhe bëjmë një performancë të mirë, atëherë është një hap përpara. Por ne duam të fitojmë dhe të luajmë sa më mirë.

topelement-470x313

Pastaj rezultati në fund nuk e vërteton çdo herë lojën. Nëse marrim barazim dhe nuk luajmë mirë, kjo është diçka negative. Por besoj se do luajmë për fitore dhe nëse kemi një performancë mjaft të mirë, shpresoj se e arrijmë këtë objektiv”.

Veseli u kthye në një “mollë sherri” gjatë Europianit si për ftesën surprizë nga De Biazi, ashtu edhe për momentin në ndeshjen ndaj Francës ku shumëkush i vuri atij fajin për golin e Griezman. Por futbollisti nuk mendon se faji ishte i tij, e për më tepër, synon që të kthehet në formacionin kuqezi. /panoramasport

Etiketa: gatikombetarjaVeseli


Ju sugjerojmë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë
Kronikë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë

22 Gusht, 2025 12:13 pm
Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
Aktualitet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

22 Gusht, 2025 11:29 am
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump: Brenda dy javësh do të dihet nëse do ketë paqe në Ukrainë

22 Gusht, 2025 11:17 am
Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT
Life Style

Nëntë gjërat që s’duhet t’i kërkoni kurrë nga ChatGPT

22 Gusht, 2025 11:14 am
Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës
Aktualitet

Reshjet e shiut gjatë natës përmbytin rrugët në Durrës

22 Gusht, 2025 11:11 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Çfarë hëngri kur çliroi tokën e xanun

22 Gusht, 2025 11:00 am
Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK
Kronikë

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK

22 Gusht, 2025 10:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk/Arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

22 Gusht, 2025 10:53 am
Para
Video/ Linda Morina publikon në kohë rekord këngën për fitoren e Donald Trump

Video/ Linda Morina publikon në kohë rekord këngën për fitoren e Donald Trump

Ish-kreu i bandës së Durrësit kërkon lirinë: Jam sëmurë

Ish-kreu i bandës së Durrësit kërkon lirinë: Jam sëmurë

Si mund të përfitojë Donald Trump nga gjendja shëndetësore e Clinton

10 gjërat që Donald Trump është zotuar ti bëjë në ditën e parë të tij si president
















TE FUNDIT

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë
22 Gusht, 2025

Forcat e Operacionales së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Dvp Korçë po zhvillojnë aksion në qytet. Vetëm...

Lexo më shumë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
22 Gusht, 2025

Tjetër krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë së një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare,...

Lexo më shumë

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
22 Gusht, 2025

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Lexo më shumë

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet

Aksioni në jug, IKMT shemb objektin e dytë të skualifikuar nga legalizimet
22 Gusht, 2025

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com