Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet/Tre viktima dhe 100 të evakuuar, Tahiri: Nuk është gjendje emergjente

2016/11/08 at 4:37 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet/Tre viktima dhe 100 të evakuuar, Tahiri: Nuk është gjendje emergjente

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri gjatë inspektimit në terren, ka folur për situatën e krijuar nga përmbytjet, që siç i quan ai “të pazakonta”. Edhe pse kanë vdekur 3 persona, qindra janë evakuuar dhe shumë shtëpi e rrugë janë të përmbytyra, ministri tha se situata nuk është emergjente.  “Nuk jemi para një emergjence të shpallur. Është një situatë kritike, shqetësuese për disa zona të vendit”, u shpreh Tahiri.


Pyetje: Si paraqitet situata? Jeni në terren dhe media raporton të paktën 3 viktima nga ky bilanc.

Ministri Tahiri: Së pari më lejoni të them që është një situatë e vështirë për shkak të kushteve të motit, por që nuk na gjeti të papërgatitur. Që në datë 4 janë ngritur Shtabet e Emergjencës në çdo qark të vendit. Prefekti dhe të gjitha institucionet kanë marrë masat paraprake për të parandaluar çdo ngjarje të rëndë.

Në dallim nga të gjitha herët e tjera, të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë, në mënyrë që infrastruktura strategjike, kritike dhe të gjitha institucionet që kanë kontribut themelor në garantimin e jetëve dhe shëndetit të njerëzve të jenë aty, në çdo cep të Shqipërisë, për të bërë gjithçka që është e mundur për të përballur një situatë të shkaktuar nga reshje në fakt të pazakonta.

Gjithsesi, në momentin që flasim, janë dy qytetarë që kanë humbur jetën.

Njëri në Tiranë, dhe strukturat përkatëse po punojnë për të gjetur shkakun por besojmë të jetë si shkak i përmbytjes.

Dhe një qytetar tjetër në Qarkun e Dibrës, i cili ka neglizhuar thirrjet e vazhdueshme të Emergjencave Civile, institucioneve përkatëse, Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të shmangur aq sa është e mundur lëvizjet e panevojshme, dhe me sa kuptojmë (tani për tani gjithçka është në zhvillim e në hetim e sipër) ka kërkuar të kalojë lumin me makinë.

Me rekomandim të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme ka kërkuar pezullimin e mësimit për të gjithë sistemin arsimor në Republikën e Shqipërisë për të shmangur situatat të vështira me fëmijët dhe nxënësit. Në qoftë se situata do të vazhdojë kështu do kërkojmë që pezullimi i arsimit të vazhdojë dhe për nesër.

Pyetje: Z. Tahiri disa kohë më parë keni folur që, fondi i emergjencave është i ulët dhe i pamjaftueshëm në raste situatash të tilla? Sot ndodhen këto para për të përballuar situatën?

Ministri Tahiri: Unë kam folur disa kohë më parë për gjendjen e Rezervave të Shtetit. Dhe sot janë në gjendjen e tyre më optimale, për të garantuar në të gjitha situatat e mundshme, ose të paktën për të shmangur mungesat themelore në lidhje me situatën e emergjencave. Nuk jemi fare aty, nuk është kjo situata.

Pra, nuk jemi para një emergjence të shpallur. Është një situatë kritike, shqetësuese për disa zona të vendit. E ritheksoj, ne ishim të përgatitur, kjo edhe nga pikëpamja e parashikimit dhe masave paraprake për të parandaluar çdo ngjarje.

Unë dua edhe njëherë t’i bëj thirrje qytetarëve, në të tilla situata të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të kursejnë veten, vetëm për lëvizje që janë absolutisht të domosdoshme.

 

Pyetje: A ka zona më problematike për të zhdëmtuar deri tani dhe ku janë ato?

Ministri Tahiri: Po, Emergjencat Civile kanë bërë publike të gjithë listën e zonave problematike. Tani është pjesa më e madhe drejt normalizimit, në rast se moti nuk ka përkeqësim. Parashikimi është që të ketë përkeqësim të motit në orët në vazhdim dhe gjatë natës. Ndaj duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm të bëjmë gjithçka është e mundur për të garantuar shëndetin dhe jetën fillimisht dhe pastaj pasurinë dhe gjënë e gjallë, patjetër.

Pyetje: Keni menduar për evakuime në raste të rrezikut?

Ministri Tahiri: Në momentin që flasim janë mbi 100 familje të evakuuara. Dhe Policia e Shtetit, strukturat e emergjencës, ushtria janë të gjitha të angazhuara për të evakuuar çdo familje që gjendet në rrezik. Dhe në momentin që flasim ka familje që evakuohen. Kjo varet nga kushtet, varet nga gjendja e emergjencës dhe rrezikut në momentin e caktuar.

Janë mbi 100 familje të evakuuara dhe kjo është për të shmangur çdo rrezik potencial. Gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar në vazhdim. Unë këshilloj qytetarët të mos neglizhojnë asnjë lloj situate rreziku në raport me veten dhe në raport me fqinjët.



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Ndarja e Jolie-Pitt/ Brad do i shohë fëmijët nën prezencën e psikologëve

Arrijnë marrëveshje Angelina Jolie dhe Brad Pitt

4 të arrestuarit, plan për sulme në ndeshjen Shqipëri – Izrael?

4 të arrestuarit, plan për sulme në ndeshjen Shqipëri – Izrael?

Luana Vjollca, seksi apo bishë?

Foto/ Luana bëhet romantike… ja dedikimi i parë për të dashurin
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com