Majlinda Bregu reagon ashpër dhe lë të nënkuptuar se nuk pyet për asgjë…
Përmes një statusi në facebook ajo ka treguar se pse ka votuar pro hapjes së negociatave BE-Shqipëri. Ndërsa më herët ishte Taulant Balla ai që deklaroi se deputetët e tjerë të PD-së kanë votuar kundër hapjes së negociatave.
Në reagimin e saj, Bregu thotë se Basha nuk mund ta bllokojë dot integrimin se është ëndrra e çdo demokrati në këto 25 vite demokraci.
Statusi i plotë i Majlinda Bregut
Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaPer ca shqiptare honxhobonxho, -sic i quante Konica…
“Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur, kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrën e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë.
Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si Ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur antarsimin e shpejt të Shqipërise ne BE.
Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojme Integrimin e Shqiperise ne BE, nuk na lejon historia jonë.
Se kam bere dhe s’ do ta bej KURRE!
Asnje Dite, asnje Ore!
Jam “e denuar” t’i kushtoj me shume vemendje shprehjes se vetvetes se sa mohimit te vetvetes.
Kete e kam bindje!
Kete do te mbroj!