Prezantuesja e njohur Marina Vjollca mund të themi se ka dalluar gjithnjë nga motra e saj Luana. Ajo ka qenë pak më rezervuar në rrjete sociale, madje shpesh është shfaqur edhe më natyrale, duke treguar imazhin e saj të vërtetë.
Vetëm se këtë herë, ajo ka bërë një gabim.
Në foton e saj të fundit të publikuar dje në Instagram, ajo i ka uruar ndjekësve “natën e mirë”.
Marina duket qartë që është shtrirë me kokën në jastëk dhe e veshur me çfarë duket si pizhame, por përsëri nuk të krijon përshtypjen si një person që është gati për të fjetur. Ajo është tërësisht e lyer me make up dhe në rast se nuk do të ishte shtrirë do thonim se po bëhet gati për të dalë, por duket se as në gjumë nuk pranon që të duket më pak se në top formë. Pyesim veten nëse e zë gjumi kështu çdo natë apo vetëm në ato net që u uron fansave “natën e mirë”…