Gjatë së shtunës, Tuna më në fund publikoi videoklipin e shumëpritur të këngës “Bermuda”, projekti i saj më i ri muzikor me tekst nga Ylli Limani, Bim Bimma dhe Mixey.
Kënga duket se ëhstë pritur mirë nga publiku ndërkohë që klikimet sa vijnë e rriten, mirëpo, një gjë ka tërhequr vëmendjen e dëgjuesëve përsa i përket tekstit.
Bëhet fjalë për vargun “It’s Tuna, boy unë këtu ty t’pruna”, me të cilin mendohet se këngëtarja i drejtohet ish të dashurit të saj, Cozman. Me shumë gjasa, këngëtarja mund ta ketë fjalën për bashkëpunimin e saj me reperin për këngë “Fenix”, që e katapultoi menjëherë në botën e famës ish-partnerin e saj.