Liverpool ka fituar 4-2 në fushën e Crystal Palace dhe ka hequr përfundimisht maskën, duke u konfirmuar si pretendente për titullin kampion, pasi pas 10 ndeshjesh ndan vendin e parë me Manchester City dhe Arsenal me nga 23 pikë. Pjesa e parë dhuroi plot pesë gola. Mesfushori Emre Can shënoi golin e parë për Liverpool, pas pasimit të marrë nga Moreno, kur u mbush çerekore lojë, por vetëm tre minuta më vonë, McArthur barazoi për vendasit, duke përfituar nga një pakujdesi e Lovren.



Situata u përsërit sërish në mesin e pjesës së parë. Lovren shënoi me kokë gjatë një goditje nga këndi, duke shlyer gabimin e bërë te goli i parë, megjithatë Mc Arthur barazoi sërish për Crystal Palace, në minutën e 33-të. Gjithsesi, ende pa u mbyllur pjesa e parë, Liverpool gjeti golin e tretë me anë të Joel Matip, sërish me një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, Crystal Palace protestoi për një penallti të mohuar, ndërsa Firmino realizoi golin e katër dhe skuadra e Jurgen Klopp arriti një sukses shumë të rëndësishëm jashtë fushe.
All Goals & highlights – Crystal Palace 2-4… by mohtv