Njihet tashmë fiksimi që reperi Noizy ka për makinat luksoze dhe tani mësojmë për një pasion tjetër të tij. Në llogarinë e tij në SnapChat ai ka publikuar një video në të cilën duket blerja më e re e tij që janë dy orë të shtrenjta të firmës Rolex.
Duket se reperi ka “rënë në dashuri” me to, pasi ka vendosur shenjën e zemrës. I ka rezistuar tundimit Noizy, apo i ka blerë të dyja orët e shtrenjta?
Nuk do ishte çudi në fakt edhe sikur ti kishte blerë, pasi vera që kaloi ka qenë shumë e suksesshme për të dhe grupin e tij OTR.