Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 Vjet Vodafone/ “Tech Reja”, forumi mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit

2016/10/25 at 4:23 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
15 Vjet Vodafone/ “Tech Reja”, forumi mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit

Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Vodafone Albania organizon “Tech Reja”, të parin forum mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit përmes saj.

Ky forum që do të zhvillohet në datat 24- 25 Tetor, do të mbledhë tek instalacioni “Reja”, figura të njohura, ndërkombëtare e shqiptare të fushës së telekomunikacionit, teknologjisë dhe medias.

Gjatë diskutimeve dhe refleksioneve mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e teknologjisë së komunikimit, si dhe ndikimin që Vodafone Albania ka pasur në këtë drejtim, “Tech Reja” do të sjellë në vëmendje fakte e shifra shumë interesante mbi inovacionin dhe teknologjinë në këto 15 vjet.  Pjesë e “Tech Reja” vjen edhe një ekspozitë mbi evoluimin e telefonisë celulare nga telefoni bazik që mund të kryente vetëm telefonata, deri  tek aparati inteligjent, si mjeti më i domosdoshëm i jetës së përditshme.

Forumi u hap dje pasdite me fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Dietlof Mare, i cili prezantoi tek të pranishmit eksperiencën, rolin kyç që kompania ka luajtur në zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në vend si dhe vizionin për të ardhmen që Vodafone Albania sjell për klientët.

“Jemi tepër entuziast për arritjet dhe rezultatet  e investimit dhe kontributit të Vodafone Albania në 15 vjet në tregun shqiptar. Nuk do ndalemi këtu. Sfida e rradhës është të edukojmë klientët për të rejat teknologjike që po afrojnë, ndër to teknologjia 5G dhe Internet of Things që do të ndryshojnë tërësisht mënyrën sesi jetojmë apo punojmë deri më sot” – tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare

E ftuar speciale në ditën e parë të forumit ishte izraelitja Toot Shani, e njohur si mentore dhe sipërmarrëse që ka nxitur dhe përkrahur të rinjtë në Izrael për të ndjekur  pasionet dhe realizuar ëndrrat e tyre.  Ajo ndau në Tech Reja një fjalim mbi teknologjinë dhe biznesin që ngjalli interes tek të pranishmit.

Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë ka rritur ndjeshëm fuqinë e komunikimit dhe të lajmit përmes mediave dixhitale. Për të folur rreth këtij revolucioni, bazuar dhe në eksperiencat e tyre personale,  të ftuar në këtë forum ishin gazetarët Anila Basha dhe Blendi Salaj.

“Tech Reja” do të vijojë edhe sot pasdite, me të tjera aktivitete e diskutime, që do të kenë në fokus zhvillimin e rrjeteve sociale. Do të publikohet raporti i parë i realizuar enkas për “Tech Reja” nga PROTIK në bashkëpunim me Vodafone Albania.  Më tej, “Tech Reja” do të presë fansat e teknologjisë në “Vodafone Fans Party” , për të festuar së bashku 15 vite teknologji dhe inovacion.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë  si gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.

“Tech Reja” është një tjetër shembull i angazhimit të  vazhdueshëm të Vodafone Albania për t’iu siguruar klientëve të saj zërin e fundit të teknologjisë. Ky forum pritet të jetë pikënisja e një sërë aktivitetesh të ngjashme për ta kthyer “Tech Reja” në një traditë të përvitshme.

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ja gjyqtari që pranoi të largohej vetëm të mos votonte kundër Vetting-ut

Ja gjyqtari që pranoi të largohej vetëm të mos votonte kundër Vetting-ut

Këto janë të këqijat e të qenit shumë inteligjent

Këto janë të këqijat e të qenit shumë inteligjent

Rikthehet pas 7-muajsh dëmtim?

Rikthehet pas 7-muajsh dëmtim?

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com