Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja flet nga burgu: Bëra mbesën prostitutë, por tani është penduar që më denoncoi

2016/10/23 at 5:03 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja flet nga burgu: Bëra mbesën prostitutë, por tani është penduar që më denoncoi

Gjithçka e saj është mbyllur brenda dyerve të hekurta të burgut të grave “325”, i cili ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Bëhet fjalë për Drita M., e cila në këtë burg vuan dënimin me 11 vjet burg për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”. E mbyllur prej tre vitesh pas hekurave, 45 ­vjeçarja tregon historinë e saj, kur ka shfrytëzuar mbesën për prostitucion.


Drita thotë se në qytetin e saj të lindjes, në Lushnjë, në vitin 2013 ka pasur një lokal me qera, të cilin e ka mbajtur prej tre muajsh. Aty ajo ka shfrytëzuar mbesën e saj 15­vjeçare atë kohë, ndërsa theksoi se nuk e kishte detyruar dhe se e bënin vetëm për para. Ndërkohë, ajo shton se në burg ndodhet për çështje inati nga persona të tjerë. “Mbesa ime është kapur me një person tjetër dhe atëherë jam arrestuar edhe unë, ndërkohë kisha tre muaj që kisha mbyllur lokalin. Mbesa ishte e fejuar dhe rrinte me të, unë nuk kisha të bëja fare”, thoshte Drita.

Me tej, 45­vjeçarja tha se kishte kontakte me mbesën e saj dhe se, kjo e fundit ka shfaqur pendesë për denoncimin e bërë në polici.

Sa kohë keni që qëndroni këtu?

Kam goxha, rreth 3 vjet.

Për çfarë jeni dënuar?

Për prostitucion. Kam shfrytëzuar mbesën, vajzën e motrës.

Sa jeni dënuar për këtë vepër penale?

Jam dënuar goxha, 11 vite burg. Tre vite i kam bërë, më kanë mbetur edhe tetë vite të tjera.

Po si ka ndodhur shfrytëzimi. Kur është kapur mbesa?

Mbesa është kapur me dikë tjetër. Unë kisha marrë një lokal aty në Lushnjë me qera. Nga momenti që është kapur mbesa, unë kisha tre muaj që e kisha mbyllur. Atë kohë mbesa ime sapo ishte fejuar.

Sa vjeçe ishte mbesa?

Atë kohë ishte 15 vjeçe. Tani kam mbetur vetëm fare. Kam tre vjet që qëndroj këtu brenda në burg dhe nuk kam parë asnjë me sy.

Pse nuk keni njerëz që t’ju përkrahin?

Jo, nuk kam njeri. Nënën që kam, ajo është e paralizuar.

Po mbesa?

Ndodhet këtu, në paraburgim, sepse nuk është dënuar akoma. Është arrestuar edhe mbesa për këtë çështje? Po, por ajo nuk është dënuar akoma nga gjykata. Është penduar që ka bërë kallëzim në polici, por tani është shumë vonë.

Mbani komunikim bashkë?

Takojmë herë pas here këtu. Më thotë gjithmonë që është penduar për kallëzimin, por nuk ka ç’të bëjë. Nuk ishte se unë e detyroja mbesën për shfrytë­zim. Si ta them, ishte një ide e të dyjave ne, mendonim vetëm për para, pasi ishim edhe të varfra.

Po pse bëri denoncim kur ju e kishit mbyllur lokalin?

Punë inati më tepër. Unë kisha tre muaj që kisha lënë lokalin, në datë 10 shtator të vitit 2013. Ndërsa unë jam kapur më datë 10 dhjetor të këtij viti, kur mbesa ime u kap me dikë tjetër. Ishte punë inati sikur unë e kisha denoncuar, kur mbesa ime ishte e fejuar.

Ju thoni që ajo shfrytëzohej nga persona të tjerë?

Po unë prandaj u arrestova. Ajo u kap me persona të tjerë të cilët u arrestuan dhe, aty nxorën emrin tim që shfrytëzoja mbesën për prostitucion. Rri tani këtu dhe vuaj dënimin me 11 vite burg.

Mbesa ishte e fejuar?

Sigurisht që ishte e fejuar. Madje gjatë gjithë kohës qëndronte tek i fejuari.

Po këtu si e kaloni kohën?

Këtu jemi shumë gra që kanë kryer krime të ndryshme. Unë më tepër merrem me punë dore, të cilat edhe i shes. Marr porosi nga jashtë, i shes dhe fitoj ndonjë para të vogël. Të gjitha kështu e ngrysim ditën, sa në një cep të burgut në cepin tjetër. Ma bëri mbesa këtë gjëmë…/shekulli

Etiketa: burggruajambesapendimprostitucion


Ju sugjerojmë

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
Para
Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen

“Pas PDIU-së fshihet Erdogan”

"Pas PDIU-së fshihet Erdogan"

VIDEO/ Detaje nga krimi në familje, autori po konfliktohej me vëllanë kur qëlloi gruan

VIDEO/ Detaje nga krimi në familje, autori po konfliktohej me vëllanë kur qëlloi gruan
















TE FUNDIT

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
20 Korrik, 2025

Komisioni i BE-së do të vendosë tatime më të larta për produktet e duhanit. Industria paralajmëron për çmime në stratosferë,...

Lexo më shumë

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
20 Korrik, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve të para, si...

Lexo më shumë

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
20 Korrik, 2025

“Për neutralizimin e flakëve që vunë në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë janë angazhuar forcat vendore, Forcat e Armatosura dhe...

Lexo më shumë

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
20 Korrik, 2025

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Në një fjalim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com