Morisë së të famshmeve, të cilat jo vetëm kanë dalë hapur kundër Donald Trump, por madje e kanë akuzuar atë se i ka ngacmuar seksualisht, i shtohet edhe Salma Hayek.
Aktorja ka rrëfyer për një program radiofonik në gjuhën spanjolle, një ndodhi të shumë viteve më parë, kur ishte e re dhe kishte një të dashur.
“Kur e njoha atë, kisha një të dashur dhe isha e lumtur. Ai (Trump) u përpoq të hynte në shoqëri me të dashurin tim që të merrte numrin e telefonit të shtëpisë ku ne jetonim. Kur i thashë se nuk do të dilja në një takim me të edhe nëse nuk do të kisha një të dashur, ai e mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, ka treguar ajo.