Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në shtrat me “armikun”

2016/10/21 at 12:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma në drejtësi, a po krijohen aleanca të reja?

Nga Desada Metaj –


E vetmja gjë që do të mbahet mend nga seanca e djeshme e parlamentit, është fotoja e 2 deputetëve të PD me Kryeministrin Edi Rama në kafen e Kuvendit. Kjo, jo për përmbajtjen e saj, por ndoshta për mënyrën se si fotoja u shkrep nga kolegë, deputete të PD-së dhe se si iu servir shtypit me shpejtësi dhe diçiturën përkatëse.

Por le t’i shohim gjërat sipas radhës. E para, Luciano Boçi, një nga deputetët “armiq” që ishte në tavolinë me Edi Ramën, ishte në mos i vetmi, nga më aktivët dje në Parlament për skandalin e regjitrimit të studentëve në universitet shtetërore.

Bashkë me Jozefina Topallin, ishin te vetmit zëra të opozitës që debatuan me minstren dhe Kryeministrin për lënien jashtë të mijëra studentëve me anë të një ligji që favorizoi universitet private. Zërat e tjerë të PD për këtë temë thjesht kishin kopjuar pyetjet që gazetarët kishin bërë këto kohë për ministrinë e Arsimit dhe me gjysëm zëri i lexuan ato me shpresën se kamerat do t’i fiksonin modelin e ri të flokëve.

Së dyti, ajo ç’ka ndodh në kafen e parlamentit është një shfaqje që nuk ka nisur kur Rama u bë kryetar i mazhorancës. Deputetë të opozitës dhe mazhorancës janë ulur edhe më parë, edhe në kohët e përplasjeve të nxehta dhe gati gati të armatosura me njëri tjetrin. Askush nga deputetët e opozitës nuk mund t’i thotë (dhe nuk ka pse) Kryeministrit që vjen të ulet në tryezën e kafesë që “mos u ul”. Edhe pse mund të ketë debatuar ashpër me të disa minuta më parë në Kuvend.

Shqiptarët nuk janë më naivët e 10 viteve më parë kur mendonin se pas debateve të ashpra, politikanët e kaheve të kundërta grindeshin edhe jashtë parlamentit apo emisioneve televizive. Nëse Luciano Boçi është treguar i sjellshëm dhe e ka lejuar Edi Ramën të ulet në tavoliën e tij, Asllan Dogjani nga ana tjetër ka qenë deputet socialist dhe pavarësisht ndarjes, askush nuk mund ta paragjykojë për këtë. Ndoshta dikush tjetër, me qëndrim më të ashpër dhe që i përket “shkollës së vjetër” të opozitës 1997-2005  do kishte qenë më i ashpër,por ky është reagim personal dhe askush mund ta vlerësojë me notë.

Nga ana tjetër,”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare. Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet,madje një kopje të tij e ka dhe Opinion.al

Dhe së fundmi, PD-ja mund të ketë plot probleme në mënyrën si ka zgjedhur të bëjë opozitë. Sa e flashkët apo pa thelb mund të jetë debati i saj me mazhornacën për çështje madhore kjo sigurisht që mbetet një temë për t’u rrahur e zgjidhur sa më shpejt. Sepse ky vend e ky popull meritojnë një opozitë më vitale dhe të argumentuar. Gjë për të cilën nuk mund të ndihmojnë fotot e bëra vjedhurazi kolegëve të grupit parlamentar, që me gjithë defektet, nuk fshihen pas gishtit kur takohen me kundërshtarin politik dhe nuk presin sigurisht që të ardhmen e tyre politike ta vendosë Edi Rama.

Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
Aktualitet

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

15 Korrik, 2025 2:35 pm
“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Akuzat e PD për e-albania, reagon AKSH: Të dhënat nuk mund të përdoren
Aktualitet

Vetëdeklarimi i adresës së banesës në “e-Albania”

15 Korrik, 2025 1:39 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar në Itali për../Sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë €, të një 53 vjeçari

15 Korrik, 2025 1:36 pm
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
Aktualitet

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

15 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Angelina Jolie merr masa drastike ndaj Bread Pitt, i bllokon numrin e celularit

Brad Pitt refuzon të firmosë dokumentat e divorcit

Zgjedhjet për Kryetarin e LSI, ja kush kandidon përballë Metës

Meta terhiqet nga ligji i mbetjeve: Të presim ekpertizën e BE, jo ligje me frymë konfliktuale

A është De Biasi arsyeja e largimit të Redi Jupit nga kombëtarja U-21?

A është De Biasi arsyeja e largimit të Redi Jupit nga kombëtarja U-21?
















TE FUNDIT

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
15 Korrik, 2025

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Egnatia do të zbresë në fushë me objektivin për t’u kualifikuar në...

Lexo më shumë

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve

Vlorë, vijojnë kontrollet/ Kthyen hapësirën publike në parkim, procedim 2 shtetasve
15 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në Vlorë. Sipas policisë u proceduan penalisht...

Lexo më shumë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
15 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i...

Lexo më shumë

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
15 Korrik, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com