Dua Lipa vazhdon të mahnitë me performancat e saj gjatë turit promovues në Evropë duke bërë gjithnjë e më shumë njerëz ta pëlqejnë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka arritur që me këngën “Blow Your Mind” të kap shifrën 10 milionë klikime. Ajo përmes rrjeteve sociale ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur që kënga të dëgjohet kaq shumë, si dhe ka vënë në dukje detajin në veshjen e saj. Në skenat e kripit, Dua mbante në grykë një varëse që shkruante “Youtube”.