Përplasja fatale në autostradën Tiranë – Durrës më 13 Tetor, ku humbën jetën 4 persona, tre vajza dhe një djalë është rasti ku është fokusuar debati mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Nga hetimet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se Dashnor Deliallisi udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që çoi në aksidentin fatal.
I ftuar në studion e “Opinion”, shefi i Trafikut të Tiranës, Taulant Gjoka tha se 36 – vjeçari ishte gjobitur 22 herë vetëm përgjatë dy viteve të fundit. 3 prej këtyre gjobave, sqaroi Gjoka, ishin për shpejtësi tej normës.