Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Blushi: Ja pse e votova Reformën në Drejtësi si deputet i PS

2016/10/18 at 12:08 AM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-Opinion/ Blushi: Bashkëjetesa Rama-Meta është prishur, LSI do të rrijë vetëm në pushtet

Përgjatë intervistës në emisionin Opinion deputeti i larguar nga Partia Socialiste është ndalur edhe tek Reforma në Drejtësi. Blushi tha ne donim t’a votonim patjetër Reformën, sepse ishim të bindur se do dalin ca tipa aty dhe do të thonin se ikën se nuk donin të votonin Reformën. “Ne e votuam atë dhe ja ku jemi aty“, tha ai.


Fevziu: Z. Blushi ju folët për një problem që kishte të bënte me zgjedhjet në në parti, ndërkohë që zgjedhjet e zgjedhjeve e ke hapur në vitin 2013. Nga viti 2013 dhe deri në 2016-ën, keni pasur kritika në mënyrë permanente me qeverinë?

Blushi: Një parti e cila nuk bën zgjedhje, nuk mbledh asnjë forum, ti nuk ke ku ti thuash këto gjëra. Megjithatë unë vetë, i kam thënë disaherë në Parlament. Madje shumë njerëz më kanë thënë se ke folur më shumë se sa duhet.

Ish deputeti i PS-së, Ben Blushi është ndalur edhe në marrëdhënien mes PS-së dhe LSI-së. Blushi theksoi se koalcioni mes tyre është krisur, por ata thjesht po qëndrojnë.

 “Është një marrëdhënie formale, por mua personalisht nuk më takon ta komentojë”, tha ai.

Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se ndryshimi i ideve të një partie ndodh për faktin se aty nuk ka zgjedhje të brendshme. Sipas tij, kjo nuk ndodh në Gjermani.

Ndërkaq, ai është ndalur edhe tek partia bashkëqeverisëse me PS-në, LSI. Të cilën, Blushi e etiketoi si një ndërmarrje private.

“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani. Nuk mund të ndodhë në Angli. Nuk mund të ndodhi në Angli. Nuk mund të ndodhi në Francë. E di se ku eshtë themeli i demokracisë, është demokracia e partive. A mendoni se Angela Merkel të cmendet dhe të thotë se në partinë time nuk ka zgjedhje. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”.

Blushi ka folur edhe për marrëdhniet e tij me PS-në. Ai tha se unë e kam pamundur të bashkëjetoj me një parti për sa kohë aty nuk ka zgjedhje.

Ndërkaq, deputeti ikanak i Partisë Socialsite është ndalur edhe tek rrugëtimi i tij përgjatë viteve në politikë. Blushi theksoi me të madhe se gjatë gjithë karrierës sime politike, nuk i kishte bërë asnjë dëm këtij vendi.

“Kam besuar gjithmonë se edhe mund të bëj më mirë se në vitin ’91 kur kam dalur tek studentët edhe në vitin ’97 që kam qenë tërësisht i angazhuar dhe drejtoja të vetmën gazetë të pavarur në Shqipëri edhe në vitin 2013 kur besoja atëherë se Shqipëria do të ishte pak më mirë. Në fakt do të ishte shumë më mirë. Por këto janë kthyer në zhgënjime, nuk do të thotë se i kam shkaktuar unë këto dëme. Edhe pse jemi të gjithë produkt i komunizmit për 50 vjet, dikush ishte 50-vjeç ne të dy ishim 21-vjeç. Por nuk kishte askush përgjegjësi kolektive. Përgjegjësitë janë individuale, unë nuk mbaj përgjegjësi. Dhe nuk shtirem për diçka që nuk jam, jam ky që jam”.

Mirëpo, përgjatë intervistës me drejtuesin e emisionit Opinion, Blendi Fevziu është ndalur edhe tek kanabizimi i ekonomisë shqiptare. Blushi tha se nuk besoj se mund të ketë një vend normal në botë, ku kryeministri i vendit dhe qeveria nuk dalin të thonë: shqiptarë mos ikni nga Shqipëria, nuk e kam dëgjuar.

“Kam pritur rreth 6 muaj, në jana r të vitit 2015 derin në qershor të 2016, emigracioni u kthye në alarm për ne. Sipas tij, gjithë vendet e europës na thonin mos çoni kaq shumë emigrantë. Iku minimumi një qytet sa Elbasani, 50 mijë vetë gati. Nuk kam dëgjuar asnjë ditë Edi Ramën të dilte në televizor dhe të thoshtë: shqiptarë mos ikni nga Shqipëria. Ka njeri që e ka dëgjuar. Sepse është normale. Nga emigracioni erdhëm tek kanabisi. Keni dëgjuar një ditë Edi Ramën t’u thotë shqiptarëve mos mbillni kanabis”.

Fevziu: Por ndërkombëtarët pse nuk thonë asnjë fjalë për kanabisin? Ndërkombëtarët flasin për drejtësinë, flasin për korrupsionin, flasin për çdo gjë dhe nuk thonë asgjë për kanabisin?

Blushi: Unë nuk qeveris me ndërkombëtarët. Por kryeministri i vendit duhet t’u thotë shqiptarëve mos ikni nga Shqipëria se do t’u gjejë punë, do tu subvencionojë punë. Do thërrasim investime të huaja. Nuk keni arsye se pse të ikni.

Blushi është ndalur edhe tek krijimi i partisë së re. Apo siç e quan ai një projekt të ri politik për vendin, që në thelb të tij ka njeriun e thjeshtë.

Deputeti i larguar nga PS-ja tha se brenda muajit Nëntor do të marrë formë projekti politik për krijimin e një partie të re.

Ai theksoi se ky projekt, do të jetë një platformë e njerëzve të zakonshëm dhe jo biznes privat, sikurse është shndërruar Partia Socialiste.

“Bashkë me zonjën Hafizi që e kam bashkëpunëtore duam të bashkojmë sa më shumë vullnete për një projekt të ri politik që do të marrë formë shumë shpejt. Brenda një muaji do të marrë formë. Brenda muajit Nëntor do të shpallim një projekt të ri politik, i cili do të jetë platformë e njerëzve të zakonshëm. Nuk e kam ambicien për të krijuar parti private. Nëse do doja të isha ortak në një biznes privat, do rrija në PS. Do kisha kuotat më të larta në atë biznes nëse do rrija prapa Ramës në atë biznes. Nuk e kam pranuar”-deklaroi Blushi.

Ndërkaq, për Ben Blushin nuk ka më alternativa për t’u kthyer brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se largimi i tij është përfundimtar.

Blushi thotë se “nuk e kishte menduar kurrë që do të largohej nga Partia Sociasiste, që tashmë falë  Rilindjes, është kthyer në një ndërmarrje private”.

Në këtë ndërmarrje private të Edi Ramës, sipas Blushit, nuk ka njerëz të lirë.

“Unë nuk kam ikur as me qejf. As duke qeshur nga PS. Kam që nga 96 që jam pjesë e PS Dhe nuk emdnoja kurrë se mund të ikja prej andej. Nuk e mendoja dhe nuk kisha arsye pse ta mendoja”.

Shiko videon:  



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Grabitje seriale/ Tre karburante sulmohen brenda një jave. Asnjë i arrestuar

Kapet grabitësi serial i karburanteve, një punonjës garde

Video/ Blushi: Ikja nga PS është definitive. Në atë ndërmarrje private të Ramës nuk ka njerëz të lirë

Video/Blushi: Koalicioni është krisur, Rama-Meta marrëdhënie formale

Shqiptarja me pasaportë suedeze: Z.Rama, shiheni këtë spital “lufte” në Gramsh

Shqiptarja me pasaportë suedeze: Z.Rama, shiheni këtë spital "lufte" në Gramsh
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com