Kryeministri Edi Rama, në një event të organizuar paraditen e kësaj të shtune ka folur sërish për reformën në arsimin e lartë dhe regjistrimin në universitete.
“Universitetet e këtij vendi tashmë janë një, që financohen nga shteti dhe privati”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se, “në universitete sot regjistrimi po bëhet me radhë” dhe radhën, sipas tij, “po e përcakton merita”.
“Universitetet janë të gjitha të barabarta përsa kohë janë të akredituara. Ne do t’i mbështesim të gjitha njësoj dhe pa asnjë dallim”, ka shtuar Rama.