Partia Demokratike ka denoncuar me foto dhe video, kryetarin e PS-së në Peqin, Edurim Teqja duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysmë pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, Tiranë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka theksuar se kryetari socialist i Edi Ramës për Peqinin, si dhe partneri i Erion Velisë në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjeçari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.
Paloka bëri me dije se ky del edhe në një televizor lokal, në një kronikë lajmesh, por që është i kërku ar nga policia. Ai tha se Teqja është mbi ligjin, duke sfiduar hapur urdhërin e kërkimit.
“Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës”, tha Paloka.
Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysëm pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.
Del dhe në televizor ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale.
Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?
Pse e sfidon ai hapur urdhërin e kërkimit?
Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit?
Përgjigja është e thjeshtë.
Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.
Eshtë Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.
Eshte Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.
Eshtë Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjecarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.
Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.
Eshtë në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin.
Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron.