Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Murgu Gert

2016/10/10 at 9:47 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armik

Nga Edison Ypi

Murgu Gert nuk i përket botës së turmës, gumëzhitjes së shumicës, banalitetit të materialitetit. Murgu Gert ka botën e vet, kohën e vet, hapësirën e vet. Murgu Gert jeton i zhytur në dritën e qiririt që kurrë nuk erret, mbi prushin e ideve që kurrë nuk shterren, brenda zjarrit të idealizmit që kurrë nuk fiket. Për Murgun Gert Dituria është i vetmi ilaç që të shëron nga çdo sëmundje, të mbron nga çdo zullum, të afron me çdo gjë të dobishme. Murgu Gert nuk lejon kurrë t’i kalojë as edhe një ditë e vetme e jetës pa realizuar diçka, pa bërë një punë sado modeste, pa pasur një bilanc sado minimal. Nëse nuk arrin ta përmbushi leximin, shkrimin, studimin, që ka qënë piksynimi i ditës, sado i lodhur, sado i sfilitur, Murgun Gert gjumi nuk e zë, Murgu Gert të flerë nuk mundet kurrsesi. Derisa detyrën që i ka vënë vetes ta ketë kryer, Murgu Gert ka shqetësim, ndjen ankth, kërcet frikshëm dhëmbët, ka bindjen se po nuk e mbaroi, një Gjykatë supreme do ta dënojë me vdekje në Ferr.

Njohja, zbulimi, hulumtimi, Murgun e eksitojnë, e lumturojnë, aq më tepër sa më të thella, sa më të vështira, të pakapshme, të paarritshme, të jenë sfidat që ka përpara. Kur ndodh që hulumtimi, reflektimi, nuk e kënaqin, nuk kanë dalë të përsosura, Murgu Gert, nga njëra anë shqetsohet, vuan, përpëlitet, nga ana tjetër energjitë i shtohen, vullneti i shumfishohet. Dhe mes rropatjesh e vuajtjesh, përsëri e përsëri sulet, derisa qëllimin ta arrijë, derisa bishën ta lodhi dhe ta mposhti. Energjitë më të mëdha Murgu Gert i shpenzon pa u ndalur në sulmin më të tmerrshëm, në kacafytjen më të skëterrshme, në dyluftimin më të përbindshëm, atë me tiraninë e kohës, e cila duke rrjedhur pa u ndalur, duke ikur e mos u kthyer, nuk është kurrë e bollshme, nuk është kurrë e mjaftueshme, por gjithmonë e mangët. Murgun Gert e tmerron konstatimi se pasuria kulturore dhe në përgjithësi vlerat shqiptare me aq mund e sakrifica të akumuluara ndër shekuj dhe të shkatërruara nga dhuna e diktaturës, sot po varrosen çdo ditë më thellë nga rendja e pandalur drejt materialitetit shtazarak që kënaq instinktet por është sterile në çdo pikëpamje tjetër. Bota e pafundme dhe vogëlsia njerëzore Murgun Gert e mahnisin. Mahnitja i shton kuriozitetin, kurioziteti i zgjon imagjinatën, imagjinata i ndez zjarrin e shpirtit për të njohur mundësisht gjithçka nga kjo botë e turbullt. Murgu Gert e di që kockat nuk i ka prej alumini dhe muskujt nuk i ka prej polistiroli, se me kalimin e kohës energjitë dhe mundësitë paksohen, dhe vrapon e vrapon pa u ndalur pas vargmaleve të leximeve, oqeaneve të ideve, dehjes marramendëse të zbulimeve. Murgu Gert brengoset pafund pse njerëzit janë të vrazhdë, paragjykues, përbuzës, meskinë, dhunues, tiranë, vrastarë.

Murgun Gert e dëshpërojnë jashtë mase vdekëtarët e zakonshëm, mospjesmarrja e tyre, heqja e tyre mënjanë, konformizmi, pajtimi, mendimi linear, arsyetimi analog, kuptimi i ngushtë, komportimi konvencional, që problemet nuk i zgjidhin por vetëm i shtojnë. Murgun Gert e dëshpëron gjithashtu njëanshmëria, diskriminimi, nepotizmi, tarafi, krahinarizmi. Heshtja e kushtëzuar nga rrethanat e interesit imediat, lehjet për përfitime, klithmat për abuzime, Murgun Gert e llahtarisin. Murgu Gert kërkon të ulurijë, Murgu Gert do të protestojë, Murgu Gert do t’i djegi me zjarr të paprinciptit, tua thyejë kockat qenve, tua rjepi lëkurën bushtrave. Ka periudha që për ditë të tëra Murgu Gert nuk shkruan as nuk lexon, vetëm mendon. Murgu Gert kurrë nuk mburret.

Murgu Gert kurrë nuk flet për veten. Aq e do Shqipërinë Murgu Gert sa një ditë pasi kaloi nëpër Dumre plot me liqene dhe kodra të magjishme i tha vajzës që dashuron; Nuk kam për Ty dhuratë më të bukur dhe më të çmuar se ky peisazh shqiptar. Përderisa Shqipëria ekziston dhe shqiptarët marrin frymë; Dikush kujdeset tua bëjë të qartë vdekëtarëve shqiptarë se sado të drejtë të kenë nuk duhet të këmbëngulin shumë, se e gjithë e drejta i përket vetëm Zotit. Dikush punon që marrëzia shqiptareske të mos jetë e pafundme. Dikush lodhet që Shqipëria të mos zhbëhet. Dikush punon pa u ndalur që Historia të mos harrohet. Dikush preokupohet që qielli  të mos nxihet, zjarri të mos fiket, lumenjtë të mos thahen, magma që shpërthen nga Shpirti i zjarrtë i shqiptarit të mos ftohet. Ky është Murgu Gert Brojka.




Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Horoskopi, 6 Qershor 2016

Horoskopi 10 Tetor 2016

Kënga e rrallë shqipe nga Falconara e Kalabrisë, botuar në 1902

Kënga e rrallë shqipe nga Falconara e Kalabrisë, botuar në 1902

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ 10 tetor 2016
















TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com