Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunoi fëmijën 3-vjeç, prokuroria mbyll hetimet për administratoren e kopshtit “Diren”

2016/10/08 at 10:00 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunoi fëmijën 3-vjeç, prokuroria mbyll hetimet për administratoren e kopshtit “Diren”

Prokuroria e Tiranës ka përfundon hetimet për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila në një video të “Stop” dhunonte barbarisht një fëmijë tre vjeç. Organi i akuzës e akuzon për “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.
Ajo akuzohet se në cilësinë e drejtueses së një kopshti të pa licencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.

Hetimet
Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, Anjeza Shabani (Husha) ka ushtruar aktivitetin e kopështit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licencën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopështin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.

Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopësht është regjistruar edhe fëmija R.A dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakort për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit Janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R.A, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.
Në paraditen e datës 14.06.2016, e pandehura në një gjëndje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R.A dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopështit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma.

E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopështit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R.A, duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij.

Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R.A. në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë “Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën Rain. Mos t’a dëgjoj zërin. Ashtu, shëët, shëët, qepe. Pusho-pusho- pusho. Xhan-xhan Rain” dhe është larguar.

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

30 Qershor, 2025 4:24 pm
Para
Personazhi i Javës/  Vajza shqiptare që u detyrua të prostituoi

Personazhi i Javës/ Vajza shqiptare që u detyrua të prostituoi

Dy viktima të sherreve banale në Korçë e Shkodër. Zbardhen detajet e vrasjeve

Vrasja në Shkodër pas ofendimeve, autori sapo ishte kthyer nga Belgjika

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

TE FUNDIT

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
30 Qershor, 2025

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin...

Lexo më shumë

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
30 Qershor, 2025

Për të dytën ditë me radhë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Izmir të Turqisë, të cilat po përhapen me...

Lexo më shumë

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
30 Qershor, 2025

Zëri ikonik, këngëtarja sa legjendare aq edhe moderne, e muzikës greke, Anna Vissi, që vazhdon të jetë on top në...

Lexo më shumë

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
30 Qershor, 2025

Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor. "Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com