Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dosja/ Kanabisi në Vlorë u zbulua nga Prokuroria e SHISH. Polici, bashkëpronar i parcelave

2016/10/07 at 3:35 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dosja/ Kanabisi në Vlorë u zbulua nga Prokuroria e SHISH. Polici, bashkëpronar i parcelave

Prokuroria për Krime të Rënda zbardh rolet e të arrestuarve në zonën e Vlorës, ku u gjetën dhe sekuestruar 23 ton hashash dhe rreth 10 mijë rrënje kanabis.

Sipas akuzës, të arrestuarit Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe Arjan Hasani, janë personat që kanë marrë përsipër gjetjen e truallit, punëtorëve, ngritjen e infrastrukturës në zona të thella dhe më pas mbjelljen, kujdesin dhe më pas prerjen e tharjen e kanabis sativës në zonën e tre fshatrave të lumit të Vlorës.

Burimet thonë se Koçiaj, Haxhiraj dhe Hasani përveç se kanë mbjellë kanabis në zona të caktuara të fshatrave Vezhdanisht, Treblovë, Vranisht dhe Sevaster mbanin kontakte të vazhdueshme me oficerin e shpallur në kërkim Eraldo Avduli.

Për çdo problem në parcelat e hashashit, tre të dyshuarit njoftonin Avdulin, i cili kishte marrë përsipër veç mbajtjen larg të policisë edhe financimin për ngritjen e këtyre parcelave të mëdha dhe kapanoneve për tharjen e hashashit.

Nga hetimet paraprake, thuhet në dosjen e prokurorisë, dyshohet se efektivi Avduli ka lidhje me personat të tjerë, të njohur në zonën e Vlorës për kultivimin dhe tregimin e drogave të forta. “Kanë lindur dyshimet se Avduli është bashkëortak në biznesin e klutivimit të hashashit në zonën e fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht”, thanë burimet.

Sipas akuzës, po punohet për të zbardhur me detaje të gjitha rolet e këtij grupi të strukturuar kriminal, të cilët veç kultivimit merreshin edhe me trafikimin e drogave drejt Greqisë e Italisë me mjete lundruese.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë të kësaj dosje, Xhovalin Baco dhe Klajdi Imeri merreshin me transportin e punëtorëve në parcelat e hashashit ndërsa 60 vjeçari Albert Aliaj ishte punëtor si shumë të tjerë që punonin në parcela kundrejt 2 000 lekëve/ditë.

ABC News ka mësuar se hetimi i kësaj dosje, ka nisur në korrik të këtij viti, pas dorëzimit në prokurori të raporti voluminoz nga Shërbimi Informtiv Shtetëror. Raport ku idenitifikohen zona të caktuara të kultivimit me hashash dhe implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit dhe punonjës të administratës publike në këtë veprimtari kriminale.

Sipas materialeve të SHISH që kanë mjaftuar për prokurorin të nisë hetimet, thuhet se gjatë muajit prill-maj të këtij viti në kuadër të grupit të sttrukturuar krminal disa indivivë, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publike dhe disa të tjerë që po vazhdojnë hetimet, kanë siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota e tokë në pronësi shtet e privat si dhe kanë marr toka me qira për kultivimin e kanabisit. Duke armatosur edhe individë të ndryshëm për ruajtjen e tyre, deri në momentin e ndërhryjes nga prokuroria dhe policia të dërguara nga Tirana.

Ju sugjerojmë

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari
Kronikë

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari

11 Tetor, 2025 11:56 am
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë
Bota

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 Tetor, 2025 11:32 am
200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Bota

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

11 Tetor, 2025 9:12 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

11 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Para
“Schumacher nuk mund të lëvizë”, avokati i tij konfirmon lajmin e trishtë

Hapet ekspozita me trofetë e Michael Schumacher

Vrasja në Shkodër/ Dyshime për pazare në parcelat e drogës 

Lajmi i fundit/ Një person i vrarë në Shkozë të Tiranës

Bregu: Kush po e tërheq lojën kundër reformës në drejtësi?

Bregu: Kush po e tërheq lojën kundër reformës në drejtësi?

TE FUNDIT

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari
11 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Bulevardi”, duke vënë në pranga një 22-vjeçar që merrej...

Lexo më shumë

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë
11 Tetor, 2025

Administrata Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët...

Lexo më shumë

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
11 Tetor, 2025

Forcat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael si pjesë e një përpjekjeje për të monitoruar armëpushimin në Gaza, tha...

Lexo më shumë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com