Deputetja demokrate Majlinda Bregu thotë se me veprimet e saj, PD duket sikur ka frikë nga reforma në drejtësi. Në një prononcim për “Vizion+”, Bregu shpreht se, opozita duhet të jetë më e qartë me veprimet e saj.
Deputetja e PD-se shpreht se nga manipulimi qe po i behet opinionit publik, duket sikur mazhoranca eshte “trime”, kurse opozita duket sikur ka frike nga reforma ne drejtesi.
A duhet të kishte qëndruar opozita të votonte pjesën tjetër të ligjeve zonja Bregu?
-Tani po më pyet mua që kam munguar gjithë ditën dhe erdha për të votuar, dhe erdha për të votuar duke respektuar vendimin e grupit parlamentar te Partisë Demokratike. Për sa kohë që dje ka patur një vendim nga grupi parlamentar sigurisht që gjithë grupi do t’i qëndronte atij vendimi, pavarësisht pastaj se cili mund të jetë opinion personal dhe se si do doja une te kishte shkuar ky votim apo sa e bindur jam qe ne nuk duhet te kishim dale nga komisioni i reformes ne drejtesi.
Unë kam përshtypjen, kam frikë në fakt, se kjo reforma në drejtësi ka nisur me shumë manipulime dhe manipulimi më i madh është ky që duket sikur sot trimat dhe ata që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e maxhorancës dhe të qeverisë, dhe ky ne fakt eshte manipulim i paster i opinionit por që në fakt edhe qëndrimi ynë e ka ndihmuar disi, dhe nga ana tjeter ne jemi ata që paskemi probleme me reformën në drejtësi gjë që vetem e vërtetë nuk eshte.
Megjithatë unë them ka nisur me manipulime nuk di se si do të dalë deri në fund, sepse sapo ka nisur.
Do të ngrihen institucionet e kontrollit e do të ketë akoma rrugë të gjatë për të bërë. Por unë do të doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij proçesi po aq të nderuar sa është edhe qëllimi i opozitës.
Per te bere kete besoj se është e domosdoshme që gjatë gjithë kësaj kohe duhet të kemi një qartësi më të madhe në qëndrimin tonë edhe me partnerët ndërkombëtarë sigurisht.