Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku trajnohen pjesëmarrësit nga Maqedonia në luftërat e IS-it?

2016/10/06 at 7:32 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku trajnohen pjesëmarrësit nga Maqedonia në luftërat e IS-it?

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se rreth 25 nënshtetas të Maqedonisë kanë vdekur në Siri dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, ndërkohë që 50 persona tjerë sipas informacioneve që posedojnë akoma gjenden në luftërat në Siri dhe në Irak.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e jashtme, paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me së paku 5 vjet burgim.

Ekspertët në Maqedoni thonë se autoritet shtetërore përpos masave ndëshkuese, të parapara me ligj, duhet të intensifikojnë bashkëpunimin me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë si mekanizëm shumë i rëndësishëm për të parandaluar veprimin e strukturave radiale islame në vend.

“Strukturat e sigurisë duhet të instalojnë një bashkëpunim të sinqertë me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, përkatësisht teologët, të cilët me diskursin e vet mund të vetëdijesojë popullatën e re, pra të rinjtë që janë kapur nga një gjendje e transit apo e ekstazës për shkak të thirrjes së disa personave ose individëve të diplomuar ose të padiplomuar, të cilët në emër të kauzës islame, përgatisin një skemë që të rinjtë të përgatiten në aspektin psikik për të shkuar atje, në Siri apo vendet tjera të Lindjes së Mesme”, thotë Ali Pajaziti, ligjërues i Shkencave të sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ndërkaq, Bllagoja Markoski nga Forumi Ballkanik për Siguri thotë se shkrimet në disa media se në Maqedoni ekzistojnë kampe të trajnimit për luftëtarët që i bashkohen Shtetit Islamik, mund të jenë reale.

Kjo me vetë faktin se deri më tani janë evidentuar mbi 100 qytetarë të Maqedonisë, që kanë luftuar në radhët e Shtetit Islamik, e të cilët, shton Markoski, paraprakisht është dashur të trajnohen dhe organizohen për të qenë të aftë të përfshihen në luftime.

“Nëse këta persona nuk janë trajnuar në Republikën e Maqedonisë, atëherë këtë gjë e kanë bërë në qendrat trajnuese në vendet e rajonit, para së gjithash mendoj në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë”.

“Megjithëse, e theksoj edhe kundrejt angazhimit të Maqedonisë për të luftuar këtë dukuri, qendra ilegale mbase me përmasa më të vogla mund të gjenden edhe në Maqedoni, me vetë faktin se ne kemi informacione se tërë kohën ka pjesëtarë nga Maqedonia që i bashkëngjiten Shtetit Islamik, ata nga diku rekrutohen, organizohen trajnohen dhe më pas i bashkohen asaj ideologjie”, shprehet Markoski.

Sipas ekspertëve për çështje sigurie, përderisa Maqedonia si shtet nuk është pjesë e strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht NATO-s, këmbimi i informacioneve për të luftuar shfaqjen e aktiviteteve ekstremiste, realizohet me shumë vështirësi për shkak të procedurave ligjore gjatë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shteteve me karakter të sigurisë së lartë.

Së fundmi, mediat kanë informuar se në fillim të muajit, në Siri e ka humbur jetën dhe një i ri shqiptar nga Saraji i Shkupit, por nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje./REL

Etiketa: ISISluftetaremaqedonitrajnim

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

Ajeti uron lojtarët e Kombëtares, ja çfarë shkruan në profilin e tij për dy ndeshjet e radhës

Ajeti uron lojtarët e Kombëtares, ja çfarë shkruan në profilin e tij për dy ndeshjet e radhës

Video/ Tërbohen mediat serbe: “Bashkohen kroatët dhe kosovarët: “Mbyte, mbyte serbin”

Video/ Tërbohen mediat serbe: "Bashkohen kroatët dhe kosovarët: "Mbyte, mbyte serbin"

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com