Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Po ndodh në Shkodër, tifozët kosovarë dhe kroatë këndojnë: “Mbyte, mbyte serbin”

2016/10/06 at 7:22 PM
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Po ndodh në Shkodër, tifozët kosovarë dhe kroatë këndojnë: “Mbyte, mbyte serbin”

Policia ka ndaluar grupin e tifozëve “Dardanët” në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë­Kroaci. Kjo për shkak se ata kanë marrë një flamur gjigant kuqezi, që duan ta shpalosin gjatë ndeshjes.


Mirëpo Policia e ka ndaluar këtë flamur dhe pret një konfirmim nga Federata e Futbollit të Kosovës. Kjo e fundit mund të vendosë që flamuri mos të hyjë në stadium. Vetë kreu i këtij grupimi, Lulëzim Berisha ka thënë për “Lajmi.net” se pritet konfirmimi nga FFK­ja për flamurin gjigant kombëtar. FOTO/ Tifozët bëhen bashkë, atmosfera në Shkodër para ndeshjes Këngë, festë, birra, paqe e shtrëngim duarsh. Kosovar e kroat që bëjnë shqiponjën e festojnë pa marrë parasysh se kush do ta fitonte ndeshjen. Një atmosferë e ndezur kudo në rrugët e qytet ka mbizotëruar për përballjen mes Kosovës dhe Kroacisë. Grupime nga qytete të ndryshme kanë mbërritur në Shkodër kryesisht gjatë së enjtes duke u bërë gati për ndeshjen.

shk1

Më përpara me flamuj kryesisht kuqezi por edhe të Kosovës kanë zbarkuar në rrugët e qytetit të Shkodrës duke nisur festimet e gjata. Edhe pse Shqipëria luante në transfertë me Lihtenshtejn, atmosfera në Shkodër ishte e mrekullueshme. E natyrisht që kësaj feste të madhe i janë bashkuar edhe qindra qytetar të Shkodrës duke gjallëruar jetën e qytetit në këtë ditë të rëndësishme.

sjk2

Tifozët e Kosovës e kanë një shqetësim sepse në stadiumin “Loro Boriçi” janë të ndaluara simbolet e Shqipërisë. Për ta është e pajustifikueshme dhe aspak e drejtë moslejimi i simboleve. “E dimë që nuk lejohen por ne do të bëjmë çmos që flamuri shqiptar të jetë brenda stadiumit. Edhe në ndeshjen me Finlandën nuk na e kanë lejuar flamurin e Kosovës por kemi arritur që ta fusim disi.

shk3

Edhe sonte kështu do të bëjmë, flamurin shqiptar do e fusim gjithsesi”, deklaroi një prej tifozëve të ardhur nga Kosova. “Flamuri shqiptar apo simbolet është me të vërtetë turp që të mos lejohen. Ne kemi një komb dhe jemi të gjithë shqiptar por kemi dy shtete. Askund në Europë nuk ndodh që të mos lejohen simbolet e shteve të ndryshme.

Ne jemi të lirë dhe kështu duhet të jetë edhe në stadium. Edhe pse nuk lejohet do e gjejmë një zgjidhje që flamuri shqiptar të jetë në stadium”, deklaroi një tjetër tifoz.

shk5

Orari i ndeshjes së Shqipërisë dhe Kosovës që ishte i njëjtë për tifozët kosovar nuk është edhe shumë problem dhe për këtë e kanë një arsye. Ata do të kishin dashur që ta ndiqnin sfidën e Shqipërisë me Lihtenshtejn por përparësi këtë radhë ka Kosova duke qenë se shënon edhe ndeshjen e parë në eleminatore brenda territorit shqiptar.

“Është e vërtetë që ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës janë në një orar por kjo për ne nuk është shumë problem sepse Shqipëria luan ndaj një kundërshtari të lehtë ndërsa Kosova ka ndeshjen e parë brenda. I urojmë suksese Shqipërisë dhe shpresojmë që të marrë një fitore.

Natyrisht që këtë radhë ka prioritet kombëtarja e Kosovës për shumë arsye edhe pse dëshira do të kishte qenë për të parë e mbështetur edhe Shqipërinë. Me zemër jemi edhe me kuqezinjtë”. Edhe pse jo të shumtë në numër dhjetra tifozë kroat kanë festuar sëbashku me shkodranët e kosovarët. Pavarësisht se dy vende mike, për fitorja mbetej i vetmi objektiv në këtë përballje.

shk7

“Na kanë pritur shumë mirë këtu në Shqipëri. Po ia kalojmë shumë mirë. Po kënaqemi dhe jemi duke festuar. Kështu do të bëjmë edhe në stadium. Më vjen keq për miqtë e mi shqiptar por ndeshjen do ta fitojë Kroacia mbase me rezultatin 1­0. Miqtë e mi nuk duhet të mërziten por fiton Kroacia”. Qytetarët e Shkodrës nuk kanë mundur që të sigurojnë bileta për ndeshjen e Kosovës më Kroacinë sepse Federata e Kosovës nuk ka sjellë asnjë biletë në Shkodër për t’u shitur. Sipas tyre kjo është e pajustifikueshme sepse Shkodra është një qytet që e do futbollin dhe do t’i kishin dhënë një mbështetje Kosovës.

shk9

“Ne jemi të mërzitur sepse asnjë biletë nuk është shitur këtu në Shkodër. Ne kemi kërkuar që të blejmë biletat por nuk e kemi patur këtë mundësi. Themi se është që një turp që veprohet në këtë mënyrë, të paktën një sasi biletash duhet të jetë për tifozët shkodran sepse ndeshja luhet këtu dhe jo dikund tjetër. Shpresojmë që federata e Kosovës ta zgjidh këtë problem dhe ndeshjet e tjera të Kosovës që do të luhen në Shkodër ne të kemi mundësi që të blejmë bileta dhe të jemi në mbështetje të Kosovës”.

REPORTAZH NGA SENAD NIKSHIQI

VIDEO/ Një ekip futbolli udhëton drejt Shkodrës në mbështetje të Kosovës Klubi i Futbollit Dardania ka vendosur të udhëtojë drejt Shkodrës për të mbështetur përfaqësuesen kosovare në takimin e kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Kroacisë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/FF.Kosovar/videos/900672253400768/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]



Ju sugjerojmë

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”/FSHF për fituesit e biletave:Linku i vlefshëm për 24 orë, veproni..

5 Qershor, 2025 1:48 pm
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

5 Qershor, 2025 10:26 am
Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
Sport

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin

4 Qershor, 2025 8:31 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Të shtëna me armë në lokalin ku këndonte Noizy, mësohen shkaqet

Tjetër plagosje në Durrës/ Djali qëllon me armë zjarri babain e tij

Ku trajnohen pjesëmarrësit nga Maqedonia në luftërat e IS-it?

Ku trajnohen pjesëmarrësit nga Maqedonia në luftërat e IS-it?

EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com