Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja e humbur e PD-së me plehrat

2016/10/03 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada METAJ 

Debati më i nxehtë i ditëve të fundit, ai për riciklimin e mbetjeve sado që ka marrë zërin e shoqërisë civile ka një prapavijë të fortë politike.

Pikërisht këta aktorë, që javët e fundit kanë ndryshuar rolet përpiqen t’i imponojnë publikut qëndrime diametralisht të ndryshme për të njëjtën çështje. Ndërsa, palët janë përfshirë në garën e populizmit, asnjëra nga partitë politike apo përfaqsuesit e shoqërisë civile nuk di t’i japë përgjigje pyetjes: Pse stuhia nisi vetëm 10 ditë më parë, ndërkohë që ligji është depozituar në Kuvend në datën 30 qershor?

A vë kjo në dyshim sinqeritetin e palëve që tani kanë egërsuar qëndrimet kundër riciklimit të mbeturinave?

Nuk mund të kem një përgjigje të saktë për shoqërinë civile të angazhuar në këtë proces. Megjithë skepticizmin për rolin e shoqatave për mbrojtjen e mjedisit, një pjesë e të cilave paguhen me fonde të qeverisë, shumë individë me integritet i janë bashkuar kësaj lëvizjeje qytetare që si rrallëherë mori dhe përmasa të mëdha. Ajo që ngre më shumë dyshime në këtë rast është roli i PD-së, si partia më e madhe në opozitë e cila ravijëzoi qëndrimin e saj për një ligj kaq të rëndësishëm vetëm kur konstatoi se “zhurma” ndaj plehrave u rrit ndjeshëm.

Ndryshimet e reja e bëjnë ligjin thuajse të njëjtë me atë të 2011-ës, të cilin Sali Berisha e mbrojti fort deri në fund të qeverisjes së tij dhe që u shndërrua në kalin e betejës së Edi Ramës. Aq e vërtetë është kjo sa Edi Rama e mbajti premtimin dhe e shfuqizoi këtë ligj në mbledhjen e parë të qeverisë në shtator 2013.

Deri sa rikthimi i tij për diskutim i vuri palët përballë sërish. Por tani qëndrimet janë aq të kundërta, sa Lulzim Basha u detyrua të kërkojë falje për miratimin 5 vjet më parë dhe Sali Berishën të justifikojë reflektimin e tij me argumentin se Shqipëria ka kontroll të dobët në dogana.

Por, sa e sinqertë është PD në këtë qëndrim, kur vetëm një ditë përpara se ligji të miratohej në kuvend, grupi parlamentar demokrat nuk kishte ende një vendim të qartë për votën apo qëndrimin që do të mbante?

Nëse PD mendonte se ky ligj është i pazbatueshëm për kushtet e Shqipërisë pse nuk doli pararojë dhe “t’ia rrëmbente” këtë kauzë shoqërisë civile? Kjo do të ishte shumë më dinjitoze se sa të shfaqej në krah të saj, e paftuar, me inate me shumë se me argumenta. Në rastin më të mirë, PD duhet të jetë e qartë nëse do mbrojë interesat e investitorëve siç ndodhi 5 vjetë më parë apo do të ndryshojë diametralisht qëndrim minutat e fundit vetëm se sheh një protestë kundër Edi Ramës?

Një ndjesë e sinqertë është ajo që merret në kohën dhe vendin e duhur, ajo është dhe më e besueshme për një publik që më shumë se informacion ka ndjeshmëri kur flitet për “plehrat”. Partia Demokratike e humbi këtë shans, kur preferoi të bënte pushime verore dhe jo të fliste për “ligjin e plehrave”, kur zgjodhi të arratiset e gjitha në Dibër në vend që të bënte opozitën për “plehrat”, kur numëronte çdo kilogram hashash të mbjellë në vend, por nuk foli kurrë për “plehrat” derisa ato u miratuan në qetësi të plotë në parlament.

Përshtatja e qëndrimeve të një partie politike është e drejtë e saj legjitime, por është e dhimbshme të shohësh sesi një parti politike, frymëzuese dhe organizatore e protestave më të mëdha në vend, të varë shpresat për nxitjen e pakënaqësisë popullore kundër qeverisjes tek disa protesta kaotike të shoqërisë civile. E njëjta që punoi me Edi Ramën për të rrëzuar Partinë Demokratike nga pushteti.

Etiketa: desada metaj

Ju sugjerojmë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë
Bota

Ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

29 Korrik, 2025 7:32 pm
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Bota

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

29 Korrik, 2025 7:30 pm
Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza
Bota

Britania: Do njohim shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën në Gaza

29 Korrik, 2025 6:43 pm
Para
Video/ Dance With Me/ Dj Vicky dhe Jessi ngren nivelin e garës me super performancën e tyre

Video/ Dance With Me/ Dj Vicky dhe Jessi ngren nivelin e garës me super performancën e tyre

Trajneri i Italisë paralajmëron Spanjën: Nuk kemi siguri për pikë as në Shqipëri

Trajneri i Italisë paralajmëron Spanjën: Nuk kemi siguri për pikë as në Shqipëri

Dosjet VIP në duar të tjera, zëvendësohet prokurori Ardian Braho

Dosjet VIP në duar të tjera, zëvendësohet prokurori Ardian Braho

TE FUNDIT

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
29 Korrik, 2025

Armando Broja pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe për...

Lexo më shumë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
29 Korrik, 2025

Në aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Myltë të Lezhës. Një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një...

Lexo më shumë

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
29 Korrik, 2025

Një zjarr masiv që po digjet në Spanjën qendrore ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë pyje dhe shkurre, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com