Deputetja Mimoza Hafizi ka reaguar në FB, lidhur me gjuhën e rëndë që Kryeministri Rama përdori ndaj saj në sallën e kuvendit. Hafizi e ka cilësuar të cekuilibruar emocionalisht dhe të cakorduar në shifra e argumente, Kryeministrin e shqiptarëve.
Më poshtë statusi i Hafizit:
Miq,
Ķëto ditë kam pasë shume komunikime nga të njohur e të panjohur, të cilët kanë ndjekur në media reagimin harbut të kryeministrit ndaj meje, në sallën e parlamentit, të ejten e kaluar. Reagim për një debat shumë qytetar dhe profesional që unë hapa në lidhje me importin e mbetjeve.
Nje student ekselence më shkruan:
“Lëre mediokritetin të ngazëllehet në injorancën e vet! “
Une pikërisht këtë bëra, e lashë të japë i vetmuar atë ditë, atë shfaqje të trishtë për çdo shqiptar, teksa sheh kryeministrin e vet krejt të çekuilibruar emocionalisht e të çakorduar në shifra e argumente.