Troje të papërdorura në zoënën e mbipopulluar të kryeqytetit të Tajlandës janë transformuar në një seri fushash futbolli të çrregullta për banorët e zonës. Projekti “Fushat e jashtëzakonshme të futbollit” është një sipërmarrje e investitorit të ndërtimit AP Thai, me ndihmbë nga agjencia dixhitale CJ Worx. Të dy kompanitë kishin si qëllim që të krijonin hapësira të cilat mund të ndryshojnë jetën e të rinjve në zonën e Bangkok. “Adoleshentët në zonat e mbipopulluara kanë nevojë për hapësira për të shprehur kreativitetin e tyre, njëlloj si të rinj të tjerë. Por vendbanimet e tyre nuk janë të përshtatshme”, u shprehën iniciatorët e këtij projekti.
Pasi kanë konstatuar hapësirat e shpërdoruara ndërmjet rezidencave, dy ekipet investuese komunikuan me komunitetet lokale, duke zhvilluar takime konsultative për t’u sugjeruar atyre mbi opsionet për zhvillimin e hapësirave. Ata dolën në konkluzionin dhe konceptimin për të ndërtuar katër fusha futbolli, sipas pretendimit të tyre, të parat në këtë lloj. Ishte e pamundur të realizoheshin fusha tradicionale drejtkëndore. Të katërta fushat e reja duhej të përshtateshin sipas kufijve dhe hapësirave në dispozicion. Disa nga format e krijuara ishin ato që ngjasojnë me shkronjat “L” dhe “U”. “Është hera e parë që një fushë futbolli nuk është domosdoshmërisht në formën e saj drejtkëndore”, citojn “AP Thai” në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare. Çdo fushë e ndërtuar është e lyer në ngjyrë tulle të kuqe dhe ka kufizimet e shënuara në ngjyrë gri, çka është një tjetër element që ndryshon nga fushat tradicionale të futbollit.