Bukuritë e apleve tona marketohen shumë mirë nga të huaj, ndërsa në vend flitet e shkruhet pak për to. Në kohën kur qeveria ka vendosur të ndërtojë HEC-e në Theth dhe Valbonë, një nga faqet më prestigjioze në botë për turizmin “Lonelyplanet” publikon një video të filmuar me dron nga bukuritë e alpeve shqiptare. Regjisori John Broadbean që udhëtoi në veri të Shqipërisë, tha se ishte i befasuar me atë çka kishte parë.
Udhëtimi është realizuar në muajin maj të këtij viti dhe për 9 ditë janë filmuar pjesë të peisazhit të jashtëzakonshëm, ndërsa videoja është publikuar më 30 shtator.
“Bukuritë e pabesueshme të Shqipërisë, vargjet malore pafund. Në të vërtetë është diçka e rrallë dhe ushqimi është kudo i mahnitshëm”, thotë regjisori për “Lonelyplanet”.