Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore miraton fondin. 22 milionë euro për ujin e Kosovës

2016/10/01 at 2:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Banka Botërore miraton fondin. 22 milionë euro për ujin e Kosovës

Banka Botërore miratoi një kredi prej 22 milionë eurosh për furnizim dhe cilësi më të mirë të ujit në Kosovë. Projekti “Siguria e Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit në Kosovë” që do të financohet nga kredia e Bankës Botërore do të zbatohet në një periudhë gjashtëvjeçare (2016-2022) nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.


Sipas komunikatës së Bankës Botërore projekti ka për qëllim restaurimin e kanalit Ibër-Lepenc për t’u përdorur në kapacitet të plotë.

“Projekti i ri ka për qëllim restaurimin e kanalit kryesor të ujit në Kosovë – Kanalit të Ibrit – në kapacitetin e tij origjinal. Kjo do të sigurojë që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit të sjellë përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën Qendrore dhe të bëhet faktor mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe social,” thuhet në komunikatë.

Miratimin e kredisë e përshëndeti Ellen Goldstein, drejtore e Bankës Botërore për Kosovë dhe Koordinatore për Evropën Juglindore.

“Banka Botërore është e lumtur të jetë partnere e Kosovës në menaxhimin e burimeve të saja ujore për përdorime të shumëfishta,” tha Goldstein, njofton komunikata.

Kanali i Ibër-Lepencit- një sistem për bartjen e ujit që e siguron atë për nevojat industriale, shtëpiale, bujqësore dhe të minierave është ndërtuar në vitin 1970, ndërsa gjatë kalimit të kohës është dëmtuar.

Pas miratimit të kredisë së Bankës Botërore, Marco Mantovanelli menaxher i kësaj organizate për Kosovë, tha se uji që do të rrjedhë nëpër Ibër-Lepenc do të jetë më cilësor kur të përfundojë projekti.

“Furnizimi i ujit me shumicë përmes kanalit të Ibrit do të jetë më i pastër dhe më i besueshëm dhe kjo do të sjellë përfitime edhe për popullsinë urbane edhe për atë rurale të Kosovës Qendrore,” tha Mantovanelli.

Projekti parashikon edhe forcimin e digës së liqenit të Ujmanit.

“Një komponentë e projektit do të financojë punimet për të vendosur kapacitetin bartës të kanalit të Ibrit, për të mundësuar mbylljen e kanalit për mirëmbajtje, forcimin e sigurisë strukturore të kanalit kundër ngjarjeve ekstreme dhe për të përmirësuar sigurinë e digës së Gazivodës,” sqaron komunikata.

Kredia e Bankës Botërore do të financojë edhe një rezervoar në fshatin Mihaliq.

“Këto punë përfshijnë ndërtimin e një rezervuari në zonën e fshatit Mihaliq, i cili do të mundësojë ndërprerjen e rrjedhjes së kanalit kurdo që ka nevojë për të rehabilituar pjesët e mbyllura të kanalit ose në rastin e ngjarjeve ekstreme, dhe balancimin e kërkesës dhe furnizimit me ujë në horizontin kohor deri në vitin 2035,” thuhet në komunikatë.

Kredia sipas Bankës Botërore ka një interes të ulët që përfshinë mos pagesën e tij në pesë vjetët e parë, ndërsa duhet të shlyhet brenda 25 vjetësh. /Lajmi.net

Etiketa: Banka Boterorekosove


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Basha: Rama e harroi premtimin e ligjit të plehrave, si të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet

Basha: Rama e harroi premtimin e ligjit të plehrave, si të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet

Premier League live/ Liverpool arrin golin e fitores kundër Swansea City

Premier League live/ Liverpool arrin golin e fitores kundër Swansea City

Video/ Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis

Video/ Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}