Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krushqi

2016/09/30 at 11:21 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dibra e Arbrit

Nga Edison YPI


-Faleminderit që e ndale makinën dhe më more. Po nuk deshe pare, të jap rrush nga ky që kam te kjo qesja. U nisëm, që thua ti, për të parë një djalë në një katund të Fierit; unë që u bëra sebep për atë krushqi, babai i çupës, shoferi dhe një mik i shoferit që nuk e di pse erdhi me ne. Merr po deshe nga ky rrushi, merr pa teklif. Babain e djalit tani afër e kam njohur. Babain e çupës e njoh prej kohësh se ka dhënë tre çupa në katundin tonë afër Quksit. Një çup të tij e ka për grua njëri nga djemtë e m’i. Meqënse i kanë vajtur mirë krushqitë me çupat, krushku nga Fieri më pyeti një ditë si t’ja bëjmë t’i gjejmë djalit të tij një nuse këtej nga anët tona, këtej nga Elbasani. Se ka ardhur koh e keqe. Baballarët i zë frika se mund tu mbeten në derë çupat, por edhe se mund tu mbeten pa martuar çunat që bëjnë si të shkathët por janë ngordhalaqa. Pyet njërin e tjetrin, ja gjeta krushkut nga Fieri një çupë për çunin në një katund afër Gjinarit. Mos kujto se është ndonjë perri e bukur ajo çupa. Po çupë si gjithë çupat o burr i dheut. Ndoshta pak mbi mesataren sa i përket bukurisë dhe shkathtësisë.

Pra krushqi e mirë, edhe nëse djali fierak është nën nivelin e saj, se ashtu është më e përshtatshme për vajzat e sotme kur janë pakëz të shkathëta që ta vënë burrin përfund, por edhe nëse djali fierak është pak më lart se çupa elbasanllie, se e kam nga përvoja që në këto raste familja del më e fortë dhe nuk vriten e priten pas tre muajsh si po na shohin sytë ditpërdit në televizor. Pse nuk merr nga ky rrushi ?! Po merr o merr, se rrush është, nuk është helm. E mora këtë rrush te vreshta e shoferit që u nisëm për në Fier. Ka tre hektarë vreshta shoferi dhe dy vila, një në Sulovë afër Urës së Gostimes, tjetrën pak pa vajtur në Ndroq. Në fakt as vet s’e di pse e mora këtë rrush. Se nga rrushi te rrushi po shkoj. Nga rrushi i shoferit te rrushi i dhëndërrit që e kam në Tiranë. Se ja kam dhënë çupën vëllait të një bosi në Tiranë. Po deshe të dalësh nga fiqiri duke parë sa mbrapa botës ke mbetur, shih dhëndërrin tim, me vila me gjithato makina, dyqane, vreshta. Kam qënë gjithmonë në punëra të mira. Edhe në diktaturë kisha punë të mirë. Isha magazier.

Bëja fshehtas ndonjë dallavere nga ato që quheshin punë private që ishin të ndaluara. Mos më pyet çfarë ishin ato punë se duhet një dimër pranë vatrës të të llafos për të gjitha. Kam ngrënë mirë, jam veshur e mbathur mirë, për atë kohë natyrisht. Rëndësi ka që jam mirë me shëndet. Ku e lamë ? Ah po. Ja ta them si u lidha me atë bosin. Kur isha beqar, kaloi në katundin tonë një kamion nga Tirana nga ata që ngarkonin trungje ahu andej nga Stravanji. Më thotë mua shoferi që ishte nga fshatrat e Tiranës; dua një nuse nga anët tuaja. Ama e dua taze, të pa zënë me dorë, të paprekur, besoj se më kupton. Po të kuptoj, i thashë, veç mos më ngut, më ler ca ditë kohë. J’u futa t’i gjej një nuse si e deshte, s’lashë vend pa kërkuar, se më vjen doresh për të tilla gjëra, dhe ja gjeta një gollobordse të paprekur bardh si bora. Kaluan vite. Aq i pëlqeu tiransit gollobordsja që e ka edhe sot për grua, sa një ditë prej ditësh pas kaq vitesh më dërgon haber, thotë më duhet një nuse për vëllanë, ama edhe këtë të paprekur, njëlloj si gollobordsja ime. S’kisha më të verifikuar se çupën time. Ja dhashë çupën vëllait të bosit që gjithë Shqipëria e njeh.

Në fakt dy vëllezërve, çështë e vërteta, ua ka zënë sytë leku, ama çupa ime me vëllanë e bosit tiranas dhe kunatën gollobordse, shkojnë birinxhi. Kanë fëmijë, kanë të gjitha. Po merr o merr rrush se më plase. Që thua ti, ku e lamë se e humba prap fillin ? Ah po, ja se e lidha, pra u nisëm të katër, unë, babai i nuses, shoferi, shoku i shoferit që s’e mora vesh pse erdhi edhe ai me ne, për të parë djalin në atë katundin e Fierit për t’ja bërë për burrë asaj elbasanllies nga ai katundi i Gjinarit. Llaf e muhabet, që thua ti, kur sa patëm kaluar çelikun e kurvit, shoferi e ndali makinën te një karburant. E ndali dhe po priste. Ra heshtja. Pamë njëritjetrin në sy. I thotë shoferi babait të nuses kandidate për burrë fierak; Po fute dorën në xhep o krushk t’i hedhim një pikë naftë se nuk punon me ujë kjo e shkretë, punon me naftë.

Krushku nuk lëvizi. Obobo, thash me vete, ç’jan këto tersllëqe që më ndjekin gjith jetës këmbakëmbës edhe tani që kam grumbulluar tërë këtë përvojë dhe po pres me gjak të ngrirë ditaditës të aprovohen ligjet përkatëse të bëj krushqira me kurva dhe kurvarë të legalizuar dhe të martoj gra me gra e burra me burra. Për të dalë nga situata, i them krushkut; Jepi ore 20 mijë lek se për hallin tënd po vemi në Fier. S’kam, tha krushku pa i lëvizur qerpiku. As un s’kam, tha shoferi. S’kam njëri s’kam tjetri. Kushqia u prish për 20 mijë lek. U kthyem mbrapsht. Ata në Elbasan duke bërtitur me njëritjetrin. Unë te dhëndrri në Tiranë me rrush në dorë. /Mapo



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Berisha flet për humbjen e PD në Dibër

Berisha komenton Ramën në Opinion: Hyri si kazan në studio dhe doli si pleh!

Familja e refugjatëve sirianë në Kanada ndihmuan nusen pas incidentit me fustanin

Familja e refugjatëve sirianë në Kanada ndihmuan nusen pas incidentit me fustanin

Shkup/ Zyrtarja 12 mijë euro dieta për udhëtime jashtë vendit

Shkup/ Zyrtarja 12 mijë euro dieta për udhëtime jashtë vendit
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com