Pas debatit të ndezur ditën e djeshme në ‘News 24’ me Dalina Ficon për liberalizmin e prostitucionit dhe kanabisit, shkrimtarja Natasha Lako ka reaguar sërish ditën e sotme.
Lako shkruan në një postim në “Facebook” se Fico është e pandërgjegjshme në ato që kërkon dhe se prostitucioni mund të ligjërohet vetëm atëherë kur kërkesat vijnë nga prostitutat dhe jo nga dhomat e tregtisë.
Megjithatë, ajo thekson se Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera të Perëndimit sa i përket aspektit social dhe se prostitucioni i liberalizuar do të shkaktonte probleme.
Shënimi i plotë:
Mbreme se bashku me Flutura ACKEN ne debatin e lindur rreth sherbimeve femerore,.
Te gjithe ata qe kane ndjekur debatin, besoj e kane kuptuar se cfare presion arrin deri ne qeveri dhe dhomen e tregetise nga ata qe pas kaq vitesh desherojne te ndjehen me rehat dhe te zbardhin faqen e veprimtarive te tyre kriminale me legalizime te lartpermenduara.
Po kerkohet me sa duket nje fare amnistije e pergjithshme.Une do t’i kisha thene edhe njehere tipave si FICO, se zeri i vetem i besueshem per legalizimin e prostitucionit, duhet te arrije deri ne publik nga prostitutat vete, dhe jo nga dhoma e tregetive e cila po e ve veten ne rrezik nga iluzione-aluzione te detyrave per monopolin e sherbimeve te femres per kompani te caktuara ne te ardhmen.
Dalina Fico me te tjere sipas nje shembelletyre poetike qe ajo mund ta urreje, nuk eshte e ndergjegjshme se po kerkon vizionin e nje shoqerije te ngjashme me nje formule gjaku te devijuar te nje njeriu. E di qe ka tipa qe edhe kur marrin shembuj nga bota nuk e kuptojne se flasin per shoqeri shume te balancuara dhe ekuilibruara ne ekonomi, prodhim, art, drejtesi ,politike etj.
TROC, segmente shqiptare, kesaj here jo djemte qe kane perfituar nga prostitucioni, por segmente te nje shoqerie pseudo liberale te organizuar po kerkojne ne nje vend si Shqiperia zhvillim nepermjet plageve dhe ndihme per prosperitet shoqeror nga vajzat shqiptare dhe sherbimet e tyre seksuale. Ku mund te rrokulliset ky vend ne mes te Europes vetem nga nje shaka ose budallallek i tille.
NE rast se kjo ndodh, ne forme kunder reaksioni do te shohim edhe vajza te mbyllua me shami ne koke, te konsideruara vetem per mall seksual shtepiak.
Mos harrojme se jemi ne nje shoqeri ku nje hoxhe i Kosoves arrin te mallkoje Presidenten e Kosoves per pamje te pahijshme kur perkulet. Po i bej gjithe keto komente sepse permbledhja e dhene per kete debat eshte e cunguar. Nje vend ku njerezit quajne bazament lirije kanabisin dhe prostitucionin, pa zgjidhur shume e shume te tjera eshte i falimentuar.