Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi nuk lejoi inspektorin e AKU të ushtronte kontroll në biznesin e tij, madje e ka qëlluar edhe me grushta.
Policia sqaron se “Ardian Mollanji, 29 vjeç, banues në Ksamil u arrestua për arsye se ky shtetas ka penguar dhe nuk ka lejuar të bëhet kontrolli në biznesin “Market” në pronësi të prindërve të tij, detyrë kjo që do të ushtrohej nga shtetasi M.A Inspektor i AKU-së, duke e goditur këtë të fundit edhe me grushta.”
*Foto ilustruese