Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Karlo Ançeloti: Ja pse Bayerni do ta fitojë Champions League

2016/09/13 at 1:16 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Karlo Ançeloti: Ja pse Bayerni do ta fitojë Champions League

Bajerni i Mynihut nis sot misionin “Champions” kundër rusëve të Rostovit. Trajneri italian Karlo Ançeloti do t’ua lehtësojë punën bavarezëve për të triumfuar hap pas hapi dhe të kapin finalen e Kardifit. Gjatë konferencës për shtyp, Ançeloti analizon kundërshtarin, flet për taktikën, zbardh disa pozicione në formacion, si dhe dëshmon mbi lidhjen e tij me Champions­in.


Ançeloti, ju keni marrëdhënie të mira me Champions­in. Si ka lindur kjo lidhje dashurie mes jush?

Në kohën e Milanit, Champions­i ishte gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe i veçantë. Kemi qenë gjithmonë të përqendruar. Për këtë arsye ekziston kjo lidhje. Unë e kam fituar tri herë dhe kam debulesë për këtë trofe.

Ju keni nevojë për lojtarë të shpejtë ndaj Rostovit. Çfarë roli do të luajë Doglas Kosta dhe Kimish?

Kosta mund të luajë, ndoshta edhe nga minuta e parë. Joshua Kimish do të startojë patjetër.

Çfarë mund të thoni mbi rivalin tuaj, Rostov?

Janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje. Me thjeshtësinë më të madhe ndëshkuan Ajaksin. Duhet të luajmë shpejt dhe direkt me lojë vertikale. Sulmi duhet të gjejë hapësirat e duhura.

Si është situata e Boatengut, Robenit dhe Komanit?

Po stërviten me ne. Ndoshta do të aktivizohen javën e ardhshme. Edhe Komani nuk do jetë në stol. Duam të jetë gati për të shtunën në kampionat

Zëvendësimet pas minutës së 60­të janë rastësi apo taktika juaj?

Normalisht unë nuk bëj kurrë zëvendësime në pjesën e parë. Në ndeshjen e fundit i bëra zëvendësimet në minutën e 60­-të, sepse për mua ishte momenti i duhur.

A mund ta fitojë Bajerni Ligën e Kampioneve?

Kemi potencialin e duhur. Jam shumë i lumtur të kem një ekip të tillë. Por, në këtë kompeticion, duhet të japim gjithçka nga vetja. Në mars ose prill duhet t’i bëjmë mirë llogaritë, ndërsa tani do mendojmë ndeshje për ndeshje. Së pari duhet ta mbyllim grupin në vend të parë.

Pas ndeshjes ndaj Shalkes, ku duhet të përmirësohet Bajerni?

Mendoj se ne jemi në proces të vazhdueshëm në lidhje me përmirësimin. Duhet të përmirësojmë akoma më shumë intensitetin dhe organizimin e lojës. Por, jam i kënaqur. Kemi treguar mentalitet fituesi dhe kurrë nuk e kemi humbur organizimin.

Ju surprizoi humbja e Dortmundit?

E pashë ndeshjen dhe ishte interesante. Gjithashtu edhe dueli në Mainc. Çdo ndeshje mund të ketë surpriza në Bundesligë. Lajpcikun nuk e njihja, por për 90 minuta luajtën fort.

A mund të luajnë së bashku Riberi dhe Roben? Harmonizohen me njëri-tjetrin?

Mendoj se çdo lojtar cilësor duhet të luajë. Dhe lojtarët e mirë mund të luajnë së bashku. Ka gjithmonë një zgjidhje. Kjo vlen si për Riberinë dhe Kostën. Natyrisht s’mund të luajnë mbrojtës krahu, por mund të aktivizohen si mesfushorë apo sulmues krahu. Nuk është problem.

Sa e vështirë është t’i thuash një lojtari që nuk do të luajë?

Formacioni është vendimi më i vështirë për një trajner. Por, rrotacioni është pozitiv për dy arsye: të gjithë duhet të jenë të freskët dhe në formë; dua t’i aktivizoj të gjithë lojtarët.

Etiketa: Karlo Anceloti


Ju sugjerojmë

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Para
Opinion/ Saimir Kodra: videot që tranmsetojmë i denoncojnë qytetarët 

Fakte tronditëse/ Emisioni 'Stop' publikon me figurë dhe zë fakte për blerjen e votës në Dibër

Futbolli shqiptar/ Partizani s’di të shënojë, tifozët përzejnë stafin, trajneri se bën dramatike

Futbolli shqiptar/ Partizani s'di të shënojë, tifozët përzejnë stafin, trajneri se bën dramatike

Dyshime për sulme terroriste në Gjermani, tre të arrestuar

Dyshime për sulme terroriste në Gjermani, tre të arrestuar
















TE FUNDIT

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
27 Shtator, 2025

Disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur lidhur me vrasjen e sipërmarrësit Italian në Salari të Tepelenës, ndërkohë që prokuroria...

Lexo më shumë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com