Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“11 Shtatori i ‘Shteteve të Bashkuara të Amnezisë’, junta e Presidentit Bush bashkëfajtore e sulmit”

2016/09/11 at 12:14 PM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“11 Shtatori i ‘Shteteve të Bashkuara të Amnezisë’, junta e Presidentit Bush bashkëfajtore e sulmit”

Shkrimtari më kontravers, Gore Vidal ka qënë zëri që ka kërkuar një investigim për ngjarjen e 11 Shtatorit për të zbuluar nëse administrata e George Bushit zgjodhi për të mos vepruar mbi paralajmërimet e planeve të Al-Qaedas.


Botimi polemik i Vidal me titull “The enemy within”, ngre debatin se si ajo që ai e quan “Junta e Bushit” i përdori sulmet terroriste si një pretekst për të vënë në skenë një axhendë para ekzistuese për të pushtuar Afganistanin dhe goditur liritë civile në shtëpinë amerikane.

Vidal thotë se motivi i vërtetë për luftën në Afganistan, ishte për të kontrolluar portën e Euroazisë dhe pasurinë energjitike të Azisë Qendrore.

Shkrimtari argumenton se administratat amerikane, si demokrate ashtu edhe republikane ishin të vetëdijshme se publiku amerikan do ti rezistonte çdo lufte në Afganistan, nëse do të mungonte një kërcënim masiv dhe i përhapur gjerësisht, që të ngjallte frikë.

Në  këtë rast: “Osama Bin Laden ishte zgjedhur për të qënë logoja e frikshme për pushtimin tonë afatgjatë të Afganistanit… sepse administrata ishte e bindur se amerikanët janë kaq mëndje lehtë sa ata nuk mund të bien dakort me asnjë skenar më kompleks vec atij të një vrasësi të cmendur, të vetmuar që vepron keq vetëm për argëtimin e tij, sepse ai na urren ne si popull, sepse ne jemi të pasur dhe ai jo.”-shkruan Vidal.

Vidal gjithashtu sulmon dështimin e medias amerikane për diskutuar në mënyrë të shëndoshë 11 Shtatorin dhe pasojat e kësaj:

“Me sa duket, “materialet e konspiracionit”, janë tani stenografia për të vërtetën e patregueshme.”

Dhe për këtë Vidal fajëson edhe median, e cila sipas tij ka kontribuar në ngritjen e “Shteteve të Bashkuara të Amnezisë”.

Ai i quan kështu SHBA-të, duke sqaruar se amnezia publike nuk është dicka që vjen nga geni i popullit amerikan, por nga udhëheqësit.

“Ata nuk duan që ne të dimë cdo gjë. Kur kemi një shtyp  e media të tillë si kjo që kemi, nuk ka më qytetarë të informuar. Në vend që të gjendet pse-ja e cdo ngjarje, media nxiton për të demonizuar cdo personazh që për ligjvënësit është i keqi.”

“Keni rastin e Saddam Hussein. Media amneziake e jona ka harruar që dikur ai ishte mbështetës i SHBA në luftën kundër Iranit. Por brenda natës, ky njeri u shndërrua nga Satanin e ligë për amerikanët. Një numër i madh amerikanësh besojnë së Saddam Hussein ishte përgjegjës për 11 Shtatorin, sepse gënjehen nga politika, nga media”.
vidal

Ja kalkulimi që bën Vidal lidhur me rrethanat që tregojnë se 11 Shtatori nuk ishte një sulm nga “Satanët” por i mirëplanifikuar nga “armiku brenda shtëpisë”:

Vidal shkruan se “ekspertët e habitur ushtarakë nuk mund ta kuptojnë pse urdhri standart dhe automatik i qeverisë në procedurat e rasteve të një rrëmbimi, nuk ishte ndjekur në rastin e avionit.”

Këto procedura, thotë Vidal, përcaktojnë se aeroplanët luftarakë, automatikisht duhet të ngrihen në fluturim sapo konstatohet se një aeroplan ka devijuar nga plani i tij i fluturimit. Autoriteti presidencial nuk është i kërkuar deri në momentin kur një aeroplan  rrëzohet. Por në 11 Shtator, nuk u morr asnjë vendim për të filluar nisjen e avionëve deri në 09.40 am, 80 minuta pasi kontrolluesit ajrorë konstatuan se Fluturimi 11 ishte rrëmbyer dhe 50 minuta pasi aeroplani i parë kishte goditur Kullën Veriore.

“Sipas ligjit, avionët luftarakë duhet të ishin ngritur në 08.15. Nëse do ta kishin bërë, përplasja e avionit mund të ishte shmangur dhe ai do ishte rrëzuar poshtë”.

Vidal pyet se pse Bushi, si komandat i përgjithshëm qëndroi në një klasë shkolle të Floridas teksa lajmi i sulmeve shpërtheu?

“Sjellja e Presidentit Bush në 11 Shtator sigurisht krijon dyshime jo të panatyrshme”- deklaron kritiku më i madh i Presidencës së Bushit.

Për të, “Amerikanët nuk e kanë idenë e shtrirjes së dinakërisë së qeverisë së tyre… të sulmeve të mëdha ushtarake  që në kemi ndërmarrë pa na provokuar, kundër shteteve të tjera, numër i cili që prej 1947 shkon në 250 sulme”.

Ndërsa për individët terroristë ai ka një qasje tjetër, duke cituar kështu profesorin e Historisë Arno J.Mayer që thotë:

Deri tani, në kohërat moderne, aktet e terrorit individual kanë qënë arma e të dobëtit dhe të varfrit, ndërsa aktet e terrorit ekonomik dhe shtetëror kanë qënë arma e të fortit”.

***

Alteo Hysi

Referuar :

Gore Vidal- “Perpetual war for Perpetual Peace”

Gore Vidal- “The United States of Amnesia”

The Guardian:  Vidal Claims “Bush Junta complicit in 9/11”

 

 

Etiketa: 11 shtatorigore vidalpresidenti bushsulmi


Ju sugjerojmë

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Para
Rama takon Klement Balilin në Sarandë? Ja çfarë thonë punonjësit e hotelit…

Bashkitë 100 milionë USD borxhe, Qeveria: Do i shlyeni të gjitha, gjeni ku të doni

Rrëfimi i pazakontë i Georgw W. Bush: Ato që nuk i thashë për 11 shtatorin

Rrëfimi i pazakontë i Georgw W. Bush: Ato që nuk i thashë për 11 shtatorin

Një tjetër modele ekspozon ‘zogun’ në publik

Një tjetër modele ekspozon 'zogun' në publik
















TE FUNDIT

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se nuk...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka vlerësuar Presidentin Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e kësaj të Diele, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të bukur nga bregdeti shqiptar. Konkretisht në një...

Lexo më shumë

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
22 Qershor, 2025

Seyed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com