Në nisje të votime për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës, partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën. Në fillim ishte PD ajo që tha se janë shpërndarë deri vonë thasë me miell në këmbim të votës, tani është PS që akuzon deputetin Flamur Noka për dhunë. Sipas PS, Artan Iasaku është dhunuar fizikisht nga deputeti demokrat, Flamur Noka. Po sipas PS, Noka ka ngritur “postoblloqe” dhe po kontrollon qytetarët.
Kujtojmë se më herët PD-ja denonconte se “banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku”.
Lexo më shumë rreth votimeve sot në Dibër:
http://opinion.al/cfare-ndodh-sot-ne-diber-nga-humbja-e-vules-tek-blerja-e-votes-me-miell/