Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: Rama i ka fobi gradat shkencore, pasojë e shkollimit personal

2016/09/10 at 1:02 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama: Qentë le të të lehin, karvani do të ecë përpara 

Leader of the Albanian Socialist Party Edi Rama smiles during a news conference after the elections, in Tirana June 25, 2013. REUTERS/Arben Celi

Analisti Agron Gjekmarkaj me anë të një shkrimi në gazetën “Panorama” ka shkruajtur se ambicia më e madhe e kryeministrit Rama është të prezantohet, imponohet si një “Reformatori i madh”.


Gjekmarkaj thekson se në vendin tonë nuk ka një koncept më abstrakt sa ajo fjalë e përdëllyer që përdor ai, gati sa shprehjet “kthejmë dinjitetin dhe krenarinë” , “pa dyshim Shqipëria po rilind”, “policia që duam” e të tjera slogane kësodore!

Pavarësisht përpjekjeve të tija, perceptimi i shoqërisë për “reformat” është i keq.

“Zakonisht ajo “as nuk hahet e as nuk pihet”, por këqyret herë me dhimbje e herë me indiferencën tromakse të impotentit. Ato në përgjithësi konsiderohen si hile për të pushuar njerëz nga puna dhe për të punësuar partiakë, si mundësi për të kapur atë që deri dje nuk e kishe, qoftë institucion, territor apo sistem!”, shkruan Gjekmarkaj në Panorama.

Më poshtë, ai thekson se Bashkia Tiranë i ngjanë një salamandre, ku sipas një kirurgjie rilindase bashkohen copat e elektoratit socialist, duke zhvleftësuar edhe kontributin e LSI-së në zonë.

“Po kështu nga Shkumbini e poshtë, ku banon një e treta e popullsisë, grumbulloi nja 40 bashki, ndërsa në rrjedhën e sipërme, dikund njëzet e nëntë, duke shfaqur preferenca diskriminuese. Nëse kjo ndarje e re territoriale do të kishte funksionuar, mbase sot edhe kundërshtarët e djeshëm do të heshtnin”, shkruan Gjekmarkaj.

Ndër të tjera, analisti thekson se bash tek socialistët duke se fle ende Enver Hoxha.

“A thua nuk e dinë akademikët se frika është aleat i sundimit?! Pa harrur edhe vargun e Nolit “dhe Faiku faqe ndërron, dje shante, sot lëvdon” për ndokënd në pritje të ndonjë ylyfeje si skrop i ngrohtë për të rrasur mustaqet spic! Fobia ndaj gradave shkencore u shfaq edhe në dëbimin që Rama u bëri intelektualëve nga PS-ja e, mbi të gjitha, nga Qeveria që na prezantoi me bëmat e së cilës bashkëjetojmë”, shkruan ai.

Gjekmarkaj thekson se kjo që ndodh me nxënësit, të cilët kanë mbaruar maturën dhe duan të regjistrohen në Universitet, tregon vizionin e reformës së Edi Ramës për Arsimin, rrëmujën, dështimin dhe mediokritetin e saj si bazament mbi të cilin u konceptua.

“Po ashtu, një kujtesë kalimthi e meriton edhe “nëna e të gjitha betejave”, “reforma në drejtësi”! Ajo është më e lakuara në gojën e Kryeministrit”, shkruan ai në Panorama.

Sipas Gjekmarkajt këto janë reformat që “nuk janë bërë kurrë më parë” në vendin tonë, të gjitha meritë e “Reformatorit të madh”.

“Kush ka dilema për të keqen e vet, le të pyesë veç dy maturantë!”, mbyll shkrimin ai.

 

Etiketa: fobiGjekmarkajgradat shkencorerama


Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Fillojnë shitjet e iPhone 7, ngjyra e zezë më e kërkuara

Fillojnë shitjet e iPhone 7, ngjyra e zezë më e kërkuara

Për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë, ja si mund të punësoheni në Gjermani

Për shtetasit shqiptarë dhe kosovarë, ja si mund të punësoheni në Gjermani

Besnik Mustafaj: Si e shoh të ardhmen e PD-së

Besnik Mustafaj: Si e shoh të ardhmen e PD-së
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com