Problemet ekonomike e kanë detyruar këtë grua që të kërkojë ndihmë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë.
Ajo jeton vetëm me 5600 lekë të reja bashkë me të birin.
Pranvera nga Përmeti ndihet e lënë në mëshirë të fatit tani që i kanë prerë energjinë, ujin dhe kempin.
“Kam tre vjet, me prenë kempin, më prenë dritat. Shteti nuk ma zgjidh mi ka prerë të gjitha. Për këtë kam ardhur”, thoshte gruaja duke bërtitur.
Të bërtiturat u benë shqetësuese, aq sa ndërhyri edhe policia, që e shoqëroi Pranvera Mehmetin në komisariat.
Debati i plotë me policët
Gruaja: Mos më prek!
Policja: Nuk të prek po hajde…
Gruaja: Mos më prek se t’i je qytetare do më mbrosh mua, unë jam mamajo jote
Policja: Ec..
Gruaja: Më lër të qetë se kam 3 vjet, që ky shtet po tallet me një nënë kryefamiljare
(Policët e kapin prej krahu) Polici: Mos e prek me zor, lëre se vjen vetë kjo…
Gruaja kundërshton sërish policen: Moj zonjë çfarë bën kështu? Më lër të qetë!
Ndërhyn polici: Hajde me mua të lutem flasim bashkë
Gruaja: Prit se po pres përgjigje nga ata (deputetët)
Policët e fusin me forcë në makinë