Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina drejt bojkotit të Botërorit, një rival më pak për Kosovën

2016/09/09 at 7:48 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina drejt bojkotit të Botërorit, një rival më pak për Kosovën

Ukraina dhe Rusia mbeten ende në luftë me njëra­tjetrën, edhe pse tensioni mund të jetë shuar pak së fundmi. Qeveria e Kievit, por edhe federata vendase po diskuton një vendim drastik për të marrë në lidhje me faktin se Botërori i ardhshëm i futbollit do të zhvillohet në Rusi, në vitin 2018.


“Pala ukrainase ka dyshime të mëdha se tensioni me Rusinë do të shuhet brenda datës së fillimit të këtij eventi. Për këtë arsye, funksionarët e sportit ukrainas po punojnë për një opsion mbi të cilin vendi të heqë dorë me vullnet të plotë, për të bojkotuar Kupën e Botës 2018, gjithmonë nëse kjo kombëtare do të arrijë të kualifikohet”, nënvizoi një burim brenda federatës për gazetën “Izvestia”. ADVERTISING Në këto eliminatore, Ukraina ka përfunduar në grup me Kosovën, Finlandën, Islandën, Kroacinë dhe Turqinë. Ndërkohë, Rusia, si vend organizator, është kualifikuar automatikisht në fazën finale. Disa javë më parë, në lidhje me këtë argument, ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko, kishte nënvizuar se ky presion dhe kjo luftë politike nuk do të ndikonte në zhvillimin e kompeticionit, ndërsa në muajin mars, presidenti ukrainas, Petër Poroshenko, ishte shprehur në favor të bojkotit të Botërorit 2018: “Derisa ushtria ruse vazhdon të pushtojë territorin ukrainas, nuk ka sens që kombëtarja e Ukrainës të marrë pjesë në turneun futbollistik në Rusi”. Gjithsesi, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka paralajmëruar të dyja federatat se të tilla argumente janë të papranueshme në sport, përndryshe do të përballeshin me sanksione të rënda.

Por nga Ukraina këmbëngulin se në rast kualifikimi, bojkoti do të ishte një “shuplakë” për organizatorët e eventit, i cili do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 15 korrikut 2018, në 11 qytete. Ndoshta, heqja dorë nga ana e Ukrainës, duke ritheksuar “në rast kualifikimi”, ky do të ishte një lajm pozitiv për Kosovën, të cilët do të kishin një rival më pak për të mposhtur në Grupin I dhe për të tentuar një kualifikim historik, që në debutim. “Sportistët kosovarë nuk shkelin te ne” Ukraina është e vendosur për të mos e njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë, ajo nuk kërkon që të tregojë sportivitet as për evenimentet jo politike, si sporti, futbolli dhe basketbolli. Kjo do të thotë se përfaqësuesja ukrainase do t’i presë në fushë asnjanëse kombëtaret e futbollit (do të ndeshen për Botërorin 2018) dhe atë të basketbollit (do të ndeshen për Europianin 2017)

Këtë fakt e ka konfirmuar ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç, i cili lidhet direkt me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës: “Ne nuk mund t’i presim në Ukrainë delegacionet e Kosovës, nuk mund të shkelin në tokën tonë, sepse nuk i kemi njohur ata si shtet dhe aq më shumë pasaportën e tyre”. Ky duket një vendim shumë i ashpër, duke menduar se edhe Rusia, që gjithashtu nuk e njeh Kosovën, ka vendosur të paktën t’u njohë të drejtën për të udhëtuar kosovarëve.

Etiketa: kosova


Ju sugjerojmë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

13 Shtator, 2025 11:01 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
Bota

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

13 Shtator, 2025 9:46 am
Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Para
Guardiola: “Nëse Mourinho do më ftonte për një gotë vere pas derbit nuk do ta refuzoja”

Guardiola: "Nëse Mourinho do më ftonte për një gotë vere pas derbit nuk do ta refuzoja"

Ja pse Buffon është portieri më i mirë në historinë e Champions

Ja pse Buffon është portieri më i mirë në historinë e Champions

Ndryshimet në qeveri/ Lëviz Tahiri, ja ministrat që ikin 

A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?
















TE FUNDIT

Reagime të ashpra pas pezullimit të dialogut strategjik SHBA-Kosovë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
13 Shtator, 2025

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Reagimet...

Lexo më shumë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
13 Shtator, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’,...

Lexo më shumë

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
13 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në...

Lexo më shumë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
13 Shtator, 2025

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com