Është përkujtuar në Vlorë 5-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajt Konomi, që u ekzekutua me një eksploziv të vendosur në makinën e tij.
Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, që mori pjesë në homazhe bashkë me familjarët dhe miqtë e tij, tha se vrasja ndodhi nga krimi i organizuar.
“Shpresoj me ndryshimet në gjyqësor të zbardhet ngjarja, – deklaroi ai. – Me institucionet e reja besojmë tek një hetim i mirëfilltë i vrasjes.”