Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

15 milionë euro të shkuara dëm, “Loro Boriçi” thyhet nga një furtunë

2016/09/07 at 2:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
15 milionë euro të shkuara dëm, “Loro Boriçi” thyhet nga një furtunë

Ka mjaftuar një furtunë me shi të dendur për të nxjerrë në pah një skandal me stadiumin e sapo – rikonstruktuar të Shkodrës.

15 milionë euro të investuara deri tani nuk arritën të përballonin disa minuta me erë e shi.

Ky investim, mbrëmë u provua se nuk kishte të llogaritur as minimumin e mbrojtjes nga kushtet klimatike, për të cilat Shkodra është e njohur, për erërat si Shiroku, Veriu apo edhe Murlani.

Të çarat në tribunën jugore të “Loro Boriçit” bënë të hynte brenda në fushë çfarë frynte jashtë, duke krijuar një situatë të paparë ndonjëherë në ndonjë stadium ku zhvillohen ndeshje të këtij niveli.

Përmes këtyre hapësirave era solli nga jashtë edhe mbeturina.

Qytetarët u detyruan t’i braktisin tribunat. Por dalja nga stadiumi ishte një kaos i vërtetë. 

Rrugët e ngushta përreth stadiumit u bllokuan.

Banorë të zonës nuk u lejuan të hynin me makina në shtëpitë e tyre derisa të largoheshin tifozët.

Tifozët po ashtu u shpërndanë në të gjitha rrugicat për të gjetur autoveturat e tyre, sepse stadiumit i mungon parkingu.

Ky impiant, ku janë hedhur deri tani 15 milionë euro dhe ku parashikohen të hidhen edhe 3 të tjerë, nuk ka ende një parking të standardeve minimale të kërkuara nga UEFA.

E gjithë kjo për shkak të disa shtëpive që janë vetëm 10 metrë larg hyrjes kryesore të stadiumit apo edhe përreth tij, në të gjitha anët.

Qeveria dhe pushteti vendor nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i shpronësuar dhe për ta bërë funksional këtë investim miliona eurosh.

Në total, stadiumi “Loro Boriçi” kushton 24 miliardë lekë të vjetër apo 18 milionë dollarë, sipas vlerës zyrtare të regjistruar në Regjistrin e Ndihmave Shtetërore.

UEFA ka dhënë afro 5 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare mbi 10 milionë euro.

Por të gjitha këto para rezultojnë të çuara dëm, përsa kohë stadiumi gjendet i rrethuar nga ndërtime jo më shumë se 7 metra nga themelet e tij.

Stadiumit 18 milionësh i mungojnë rrugët që të çojnë e të nxjerrin nga aty.

Mbi 16 mijë qytetarë janë të detyruar të shkojnë në stadium nëpër rrugica, por akoma me serioze bëhet dalja apo largimi i tyre në raste emergjencash, si tërmeti, zjarri etj.

Nuk ka një rast të ngjashëm në Europë, që një stadium 16 mijë vendësh të mos ketë parkim.

Ndeshja e djeshme tregoi se për të parë kombëtaren në stadiumin e Shkodrës, duhet të parkosh makinën në Lezhë.

Një tmerr i vërtetë ka qenë edhe rruga nga Fushë – Kruja deri në Shkodër, çka tregoi se vendimi për t’i çuar 16 mijë qytetarë në të njëjtën kohë në një rrugë të ngushtë si ajo Tiranë – Shkodër, ka qenë tepër i gabuar.

Tv Klan

Etiketa: 15 milion eurodemetLoro Boriçi

Ju sugjerojmë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Para
E akuzuan për kopje, Armina Mevlani përgjigjet kështu

E akuzuan për kopje, Armina Mevlani përgjigjet kështu

Fotolajm/ Parulla e pazakontë e shkodranëve për Kryeministrin Rama

Fotolajm/ Parulla e pazakontë e shkodranëve për Kryeministrin Rama

E fundit/ Tentohet të vidhet banka në ish-bllok, grabitësit thyejnë murin

Grabitësit 'lënë' bankant, u vërsulen kompanive të ndërtimit

TE FUNDIT

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com