Kryeministri Edi Rama ka komentuar për stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Maqedoni në orën 20:45.
Në një status në Tëitter, Kryeministri shkruan se investimi për stadiumin në Shkodër është mëse i merituar, duke iu referuar festimeve që po zhvillohen në këtë qytet dhe për vet lidhjen që ka me futbollin.
“Besoj se dhe më skeptikët për stadiumin e ri e ndjejnë nga atmosfera e jashtëzakonshme në qytet se ç’vlerë ka ai investim#ForcaShqipëria”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Ka patur jo pak kontestime për stadiumin “Loro Boriçi” që kanë të bëjnë me cilësinë dhe standardet e kësaj arene të futbollit.