Shpërthimi i një bombole gazi brenda banesës ka lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:30 në fshatin Dukaj në banesën e çiftit Kordha.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit të bomblës së gazit, kanë pësuar djegie në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit Ali Kordha dhe gruaja e tij Faro Kordha.
Ata u dërguan për mjekim në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.