Në 3 muaj policia e Filipines ka vrarë 2400 persona, shumica e të cilëve janë persona që merreshin me trafik lëndësh narkotike dhe konsumonin drogë. Policia i ka klasifikuar vrasjet si ‘Vrasje nën hetim’ shkruan AFP.
Policia zyrtarisht ka vrarë 1011 persona që nga ardhja e Dutertes në krye të presidencës por janë regjistruar edhe 1391 vrasje nën shenjën si ‘vdekje aksidentale nën hetime’.
Të dhënat e 3mujorit përkojnë me marrjen e detyrës së presidentit Rodrigo Duerto.
Duerte gjatë fushatës zgjedhore premtoi se ‘do të ndërpriste narkokrimin dhe do të vriste dhjetëra trafikantë’.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë dënuar vrasjet pa gjyq por Duterte ka hedhur poshtë kritikat dhe ka premtuar se do të rrisë aksionet që përfshijnë edhe bastisjet e Policisë ‘derë më derë’.