Në prag të zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës, Partia Demokratike njofton se 200 socialistë dibrnë kanë vendosur t’i bashkohen sot Partisë Demokratike.
Vendimi u bë publik në një takim të organizuar në pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.
Partia demokratike njofton se ish-socialistët kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS-së, për të shprehur kështu zhgënjimin e madh për braktisjen dhe mashtrimin nga partia e tyre.
“Edi Rama i ka harruar socialistet, ata enden rrugeve te papune, pa buke ndersa pasurohen veten nje grusht njerezish”, tha një socialist.
Bashkim Murati, kirurg me profesion tha: Nuk eshtë Dibra vendi qe udhehiqet nga injorant si ata qe ka vendos Edi Rama te perfaqësojne Dibren.
Ramazan Kaziu: Ne jemi ne prag te nje votimi te rendesishëm. Kryetari i bashkise eshte shumë i rendesishem ne jeten e nje bashkie. Sherefedin Shëhu eshtë profesionit, ekonomist, administrator. Jam i bindur se ky burre qe ka sjelle PD do ti menaxhoje sic duhet problemet e Dibres. Mos te zhgenjehemi me me keto premtime boshe. Do bejme rrugen e Arbrit do bejme asfaltimë te tjera etj. Keto premtime jane bere dhe me pare nga PS po asgje nuk eshte bere. Shoresoj qe fitorja e Sherefedin Shehut do te jete shum e madhe dhe jam i bindur se nuk do te na zhgenjeje. Nese po ë krijojme kete distancim dhe zhgenjim per partinë tone ë themi se nuk na degjon I ka lene socialiste rrugeve pa buke pa pune. Zoti kryëtare (Lulzim Basha) po të them dy fjale se nje djale i zgjuar i thejsht me kembe ne toke dhe jam i bindur se nuk do te na zhgenjesh si kryetari yne ( Edi Rama)”
Jam anëtar i PS i zgjedhur disa here ne struktura. Dhame kontributin tone maksimalisht. Ata zune karriget dhe nuk pyeten per ne. Duke pare se kryesia e PS u distancua nga ne, dhe ne te mbetur rrugeve pa shprese do distancohemi prej saj. Distancimi im do të jetë ne ketë momënt.