Dashi
Pasion dhe tension do ketë sot ne jetën tuaj ne çift. Mëngjesi do jete vullkanik ndërsa mbrëmja si neper ëndrra. Sido qe te jete shfrytëzojeni sepse rutina nuk do ketë vend. Beqaret do digjen përbrenda, por nuk do kenë kuraje t’ia shprehin dikujt ndjenjat. Ne planin FInanciar mos hidhni hapa te pamenduara sepse keni për t’u penduar tej mase. Kurseni sa te mundeni qe te siguroni te ardhmen.
Demi
Do e thelloni akoma me shume jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me mire se asnjëherë me pare. Te shkuarën e trishte do e lini përgjithmonë pak krahëve. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe kane për te gjetur princin e tyre te kaltër. Me shpenzimet duhet te jeni sa me vigjilente sepse gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne te ardhmen.
Binjaket
Dite premtuese dhe plot ngjyra ka për te qene kjo e sotmja. Si ju ashtu edhe partneri do beje gjithçka qe te kaloni momente sa me te këndshme. Beqaret do kenë një dite shume te trazuar dhe për asnjë çast nuk do ndihen mire. Nuk do jete koha e duhur për marrë vendime. Për financat do jete dite e kënaqshme. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.
Gaforrja
Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe gati te bëni gjithçka qe gjerat te ecin sa me mire ne çift. Edhe partneri do ju surprizoje atëherë kur nuk e prisni. Beqaret nuk do preferojnë te ndryshojnë statusin njëherë për njëherë dhe do i refuzojnë ftesat. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do përmirësohet jashtëzakonisht shume.
Luani
Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te shkëlqyer me partnerin dhe gjerat do ju ecin vaj. Beqaret nuk duhet t’i hedhin sytë tek personat qe e kane tashme një lidhje sepse nuk do mund te jene kurrë te qete me pas. Me FInancat nuk do keni aspak probleme prandaj mund te shpenzoni pa frike për gjerat qe do ju duhen.
Virgjëresha
Me ne fund rutina do largohet nga jeta juaj ne çift sot dhe do mund te merrni fryme lirisht. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrat tuaja. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur me pak do e presin. Jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht për mire. Buxheti do jete i mjaftueshëm jo vetëm për te kryer te gjitha nevojat, por edhe për te hequr para mënjanë.
Peshorja
Sot do bëni gjera te jashtëzakonshme ju te dashuruarit vetëm për te tërhequr sa me shume vëmendjen e atij qe keni ne krah. Ne disa moment mund te ndërmerrni edhe rreziqe. Beqaret me mire le t’ia lënë gjerat kohës sepse me inat dhe kokëfortësi nuk mund te arrijnë dot asgjë. Buxheti do varet nga mënyra sesi ju do e organizoni situatën dhe se sa para do shpenzoni.
Akrepi
Mos e lini asnjë çast pas dore partnerin tuaj sot sepse nëse dikush tjetër do i ofroje ngrohtësi, ai mund t’iu braktise. Ka shume persona te cilët presin qe ju te bëni gabimin me te vogël. Beqaret pa u munduar shume kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Ne planin Financiar do jete Plutoni ai qe do ua qartësoje pafund mendimet dhe do hidhni hapat e duhura.
Shigjetari
Shprehini sa te mundni dëshirat tuaja sot sepse ne disa momente partneri do jete ne humor te mire dhe mund t’ua plotësojë te gjitha. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta gjejnë dashurinë, por te paktën duhet te tentojnë. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Financat mbajini gjithë kohës nen kujdes sepse shume shpejt do keni nevoje për shuma te majme.
Bricjapi
Nuk do zhgënjeheni aspak nga partneri juaj gjate kësaj dite. Ai do ju beje te ndiheni pafund te lumtur dhe ne shume momente nuk do ju besohet se jeni ne realitet. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sepse po filluan problemet zor se mund te dilni pa u dëmtuar.
Ujori
Pas një periudhe jo shume te qete dhe te mbushur me mosmarrëveshje, sot do ndiheni me mire ju te dashuruarit. Do harroni çdo gjë dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Beqaret do shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Buxheti do lere për te dëshiruar, por miqtë dhe familjaret nuk do ju lënë ne balte.
Peshqit
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni pafundësisht mire me partnerin dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do jene përzgjedhës dhe te pavendosur. Ka mundësi qe edhe sot te mbeten me statusin qe kane. Buxhetin do e keni me tepër nen kontroll dhe nuk do keni aspak probleme ne këtë sektor. Vazhdoni ne këtë rruge.