Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TABELA/ Shqipëria hapa pas në logjistikë, renditet më keq edhe se vendet pa det

2016/08/27 at 9:49 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
TABELA/ Shqipëria hapa pas në logjistikë, renditet më keq edhe se vendet pa det

Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Mali i Zi.


Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012, sipas një raporti të Bankës Botërore për Indeksin e Performancës në Logjistikë, ku renditen 160 vende. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Nga vetë pozicioni strategjik gjeografik, ku në vendin tonë kryqëzohen rrugët më të rëndësishme që lidhin Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas, ne duhet të ishim një prej vendeve me logjistikë dhe rrjet shpërndarje më të zhvilluar.

Janë një sërë faktorësh që së bashku plotësojnë zhvillimin e sektorit të logjistikës, ku ne përsëri kemi një performancë të dobët. Në transport (148 nga 160); doganë (121 nga 160); në besueshmëri (135 nga 160) dhe kohë (94 nga 160) kemi tregues të këqij, sipas të dhënave nga Banka Botërore.

Sipas raportit, performanca e rrjetit të shpërndarjes, si në tregtinë ndërkombëtare dhe në atë të brendshme, është pika kyçe e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë së vendeve. Sektori i logjistikës njihet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik.

Në Indeksin e Performancës në Logjistikë, Gjermania është e para në listë dhe fatkeqësisht Shqipëria, pavarësisht pozicionit të përshtatshëm gjeografik është në vend të 117, nga 160 vende.

Në ekonominë e sotme globale të ndërlidhur dhe të pavarur, ku konsumatorët dhe qytetarët përfitojnë nga shpërndarja globale e mallrave, ne duhet që të sigurohemi bashkërisht që të gjitha pjesët dhe shtyllat në mbarë globin të bartin ngarkesat e mëdha që vijnë përmes zinxhirit të furnizimit.

Rruga drejt mirëqenies…
Logjistika është çelësi që mundëson zinxhirin e furnizimit në botë, që sjell burime, fara, fidanë, materiale, pjesë, makineri dhe pajisje për fermat dhe fabrikat, si dhe të mira për supermarketet, dyqanet dhe shtëpitë.

Pa logjistikën, prokurimet botërore, industria përpunuese dhe shpërndarja nuk do të ekzistonin. Logjistika lidh shitësit dhe blerësit në mbarë globin dhe u siguron kompanive akses në tregjet vendase dhe globale. Shërbimet e lidhura ndikojnë në koston e të mirave dhe përcaktojnë konkurrueshmërinë e ekonomive. Integrimi i tyre në tregtinë globale dhe zinxhiri i vlerës i shtojnë vlerë rrjetit mbarëbotëror të prokurimeve, rëndësisë së prodhimit dhe shpërndarjes për të krijuar vende të reja pune, si dhe zhvillimin e ekonomisë dhe pasurisë kombëtare.

Shkurt, kur logjistika funksionon siç duhet, është baza mbi të cilën ndërtohet ekonomia e një vendi.

dogana

Në 30-shen me indeksin më të lartë të performancës në logjistikë, 22 vende janë anëtare të Organizatës Ekonomike për Zhvillim dhe Bashkëpunim (OECD) ndërsa 14 janë pjesë e BE-së. Kina është zhvendosur nga vendi i 28-të në 2014 në vendin e 27-të në 2016. Ndërsa India, vendi me rritjen më të madhe ekonomike, nuk ia doli të ishte në listën e 30 vendeve me performancë më të mirë, por megjithatë ka kapërcyer 19 vende në klasifikim për t’u renditur e 38-a në listë.
Shtete të fuqishme varen nga përfitimi i blerjeve dhe shitjeve në vendet e huaja. Konkurrenca është motori që i vë në lëvizje, bashkëpunimi i ndihmon vendet për të shfrytëzuar në maksimum.

Rritja e Azisë
Globalizimi, logjistika dhe tregtia kanë pasur ndikim të rëndësishëm në nivelin e pasurisë botërore. Në 2013-n, “The Economist” shkroi se në afërsisht 20 vjet, 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme. Në 2015, Banka Botërore bëri të ditur se varfëria botërore kishte gjasa të binte poshtë 10% për herë të parë në histori.

Kjo u reflektua me hyrjen e Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera në zhvillim në prokurimet globale, industrinë e prodhimit dhe në sistemin e shpërndarjes, si faktorë të fuqishëm në ekonominë botërore. Shumë vende në zhvillim kanë mbetur në kufijtë e tregjeve globale, duke kërkuar një dorë për të përmirësuar kapacitetet e tyre në logjistikë.

Midis viteve 2007-2014, diferenca midis performuesve më të mirë dhe më të këqij po shkrihej, duke u nxitur nga përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së logjistikës dhe cilësisë së shërbimit, si dhe të lehtësimit të proceseve doganore.

Logjistika e vendeve pa dalje në det
Sa shpejt mund të ndryshojë situata, marrim si shembull Filipinet, të cilat renditeshin në vendin e 44-t në listë në vitin 2010, por që sot janë në vendin e 71-të. Rënia është nxitur kryesisht nga dy faktorë: infrastruktura e transportit, si dhe aftësia dhe cilësia e shërbimeve të logjistikës, që përfshin operatorët e transportit dhe agjentët doganorë. Publikimi i Zinxhirit Dixhital të Furnizimit, shkruan:

Vendet e kufizuara në logjistikë, p.sh., ato të cilat nuk kanë dalje direkte në rrugët detare apo oqeanike, mundohen vazhdimisht me reformat e vazhdueshme për të lehtësuar tregtinë dhe transportin. Përtej vullnetit politik, vendet me logjistikë të dobët kërkojnë dhe meritojnë vëmendje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Besueshmëria mbi shpejtësinë
Në vendet me performancë të lartë, ngadalësimi në tregtinë globale pas krizës së 2008-s, si dhe shqetësimet globale, krijuan një mjedis shtypës për industrinë e logjistikës. Sektori që përllogariste se emetonte 23% të gazit të efektit serë, u përball me probleme në vendin e punës, përdorimin e tokës dhe planifikimin urban. Në interes të përfshirjes ekonomike dhe të paqes, të gjitha vendet duhet të zhvillojnë më tej tregtinë dhe lehtësitë në transport, si individualisht apo bashkërisht, duke mbrojtur qytetarët nga aktivitetet e dëmshme. /Monitor

 

Etiketa: logjistikashqiperia


Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Para
Kuvendi/ Kanë folur katër herë më shumë se burrat, por çfarë kanë thënë?!

Kuvendi/ Kanë folur katër herë më shumë se burrat, por çfarë kanë thënë?!

Sissoko kryeson listën e Juves

Sissoko kryeson listën e Juves

Lamtumirë Europë/ Ç’do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të lënë BE-në?

Lamtumirë Europë/ Ç’do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të lënë BE-në?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në...

Lexo më shumë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com