Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Berisha: Edi Rama urdhëron përgjysmimin e shtretërve te Onkologjiku, pacientët shtrihen në bar

2016/08/26 at 11:30 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ Berisha: Edi Rama urdhëron përgjysmimin e shtretërve te Onkologjiku, pacientët shtrihen në bar

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar që të përgjysmohen shtretërit në spitalin Onkologjik, duke bërë që pacientët të shtrohen në barin jashtë godinës. Berisha shkruan se ka qenë urdhër direkt i Edi Ramës dhe i pakonsultuar më asnjë person tjetër.


Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Pashpirtesi; Edi Rama ndeshkon te semuret me kancer!

Urdheron pergjysmimin e shtreterve ne spitalin Onkoligjik!

Te dashur miq, mjeke nga spitali onkologjik njoftojne se drejtoresha e QSUT me urdher direkt te Edi Rames ka marre nje vendim per pergjysmimin e shtreterve te Onkologjiku. Kete vendim te padiskutuar dhe konsultuar me askend ajo thote se e ka me porosi direkt te Edvinit. Pacientet po e vuajne se tepermi. Nje mjek i QSUT me dergoi Foton qe tregon paciente te onkologjikut, te cilet jane te detyruar qe te shtrihen jashte, ne barin anash onkologjikut. Ketu me poshte keni artikullin e dy gazetareve botuar ne gazeten Shendeti +, me ankesa tronditese te te semureve me kancer per gjendjen e krijuar pas vendimt çnjerezor te urdheruar nga Rama! sb

“Skandal/ Gjenocid në Onkologjik, shkurtohet numri i shtretërve, pacientët në rrugë.

Shërbimi i Onkologjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza është përballur me një urdhër të paprecedent dhe krejt arbitrar.

Ky urdhër ka shokuar mjekët dhe pacientët, të cilët duket se shumë prej tyre do përfundojnë në rrugë, edhe pse kanë nevojë për një shtrat pas ndërhyrjeve që u bëhen. “Nuk përballohet dot rruga nga Saranda në Tiranë për një të sëmurë, se është lodhje e madhe, përveç lekëve. Këtu vetëm për rrezet ke të drejtë të rrish në spital, për seancat e kimios pastaj do shkosh e do vish”, thotë pacientja Valentina.

E ndërsa mjekët kanë qenë gjithmonë përballë hallit të madh se nuk kanë kapacitete për të pritur pacientët, ata janë ndier të shokuar kur kanë parë se edhe ato pak shtretër që janë po u hiqen.

Shoqata “Together For Life” dhe gazeta “Shëndet+” kane ndjekur problematikat e shumta në shërbimin e Onkologjisë.

Urdhri i Drejtorisë

Drejtoria e QSUT-së ka urdhëruar të shkurtohen shtretërit duke e bërë atë vetëm me 64 shtretër. Gazeta “Shëndet+”, disponon urdhrin e drejtorisë, edhe pse ky urdhër nuk është bërë publik.

“Urdhëroj përcaktimin e numrit total të shtretërve për hospitalizim me 64 shtretër“ nis shkresa e drejtorisë. Urdhri është ekzekutuar pa qenë prezent vetë shefi i shërbimit Agim Sollaku, çka e bën edhe me absurd këtë vendim.

Mjekët e shërbimit të onkologjikut shprehen se janë në dijeni të urdhrit për përgjysmimin e shtretërve në këtë shërbim. Ata shprehen të indinjuar, por jo në gjendje ta thonë fjalën e tyre me zë e me figurë, për shkak të frikës së ndonjë “hakmarrje” të mundshme nga firmëtarët e këtij urdhri.

“Jemi në dijeni, shprehet njëri nga mjekët, por sigurisht që nuk jemi dakord. Është një vendim jonormal. Si mund të rrijë rrugëve pacienti direkt sapo ka bërë kimioterapi apo rrezatime. Megjithatë, pyesni titullarët, ata që kanë marrë vendimin”.

Burime brenda QSUT-së bëjnë me dije se mjekët e këtij shërbimi kanë hyrë në një konflikt me drejtuesit e QSUT-së, pasi kanë kundërshtuar zbatimin e këtij vendimi.
Ndërkohë, e kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, Dhurata Tarifa ka shprehur pakënaqësinë e saj për çështjen në fjalë:

“Jemi në dijeni të urdhrit, por për këtë duhet të pyesni drejtuesit, jo mua. Puna është se kemi hyrë në një farë konflikti dhe nuk duam të hymë më shumë në konflikt. Pa ta thënë unë, besoj e kupton që përgjysmimi i shtretërve… nuk është normal. Unë nuk kam asgjë tjetër për të shtuar” tha Dhurata Tarifa, shefe e shërbimit të kimioterapisë.

Ankesat e pacientëve

Më poshtë po paraqesim ankesat e disa pacientëve:

Agjile Ziu: (068 23 89 422)

Kisha seancën e tretë sot, por më thanë që nuk e bëj dot se nuk ka herceptinë. Ata të javës së kaluar i kanë shtyrë për këtë javë, neve na e shtynë për javën tjetër. Detyrohemi të vijmë edhe njëherë. Po ku t’i gjej unë 12.000 lekë që më bën rruga nga Lushnja në Tiranë. Po të kisha lekë nuk vija vetëm këtu sot, e me bukë e shishe uji me vete, që të mos blej asgjë këtu. Më tha burri në mëngjes të shoqëroj unë. Po me çfarë lekësh!!? Ne me një lopë jetojmë.

Edhe kur bëra rrezet kam ndenjur një muaj e gjysmë këtu në spital vetëm, se nuk kam të afërm këtej, të merrja shtëpi, me çfarë ta merrja. Po unë kam punuar 29 vite për këtë shtet, sot që kam nevojë nuk më nxjerrin as edhe një kemp. Me 6 tetor mbush vitin nga operimi. Heq lekët e bukës së kalamajve që të bëj seancat e kimios. Këta na sorollatin.

Ne e kemi jetën në rreth, punë muajsh e ditësh është, nuk është se do të jetojmë shumë, ndaj i lutemi shtetit, Beqës, a kush e ka në dorë, që të mendoj për këta pacientë, të mendojë për ne që të mos u kërkojmë më lekë fëmijëve, se po vdesim e i kemi lënë të zhytur në borxhe.

Valentina:

Unë jam diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës. Kam mbaruar rrezet dhe katër seanca kimio, kam dhe katër të tjera. Për fat kam gocën të martuar këtu në Tiranë dhe sajohem tek ajo kur bëj rrezet. Fundjavave shkoja në shtëpi në Pogradec, se në spital shikojini kushtet vetë, këtu vetëm ambienti t’i ‘’shkurton’’ ditët.

Hikja:

Kam kushërirën time këtu. Ka seancën e katër të kimios sot. Ka qenë me fat se qysh kur e filloi herceptinën e ka marrë rregullisht, se kjo është shumë problem këtu. Në fillim kur bëri rrezet (tek privatët) patën marrë shtëpi me qira, por nuk përballohet dot e po mundohemi t’i ndihmojmë të gjorët, por që është vërtet shumë shumë problem për këta që vijnë nga rrethet. Nuk përballohet dot rruga nga Saranda në Tiranë për një të sëmurë, se është lodhje e madhe, përveç lekëve. Këtu vetëm për rrezet ke të drejtë të rrish në spital, për seancat e kimios pastaj do shkosh e do vish.

Fatimja:

Jam nga Lushnja . Bëj kimioterapin, kam seancën e dytë sot. Shkoj e vij me makinë nga Lushnja në Tiranë sa herë kam seancën e kimios, dhe kur kisha rrezet kështu kam bërë. Më sjell djali me makinë.
QSUT raporton rritje drastike të të sëmurëve me kancer

Informacionet zyrtare nga drejtoria e QSUT-së pasqyrojnë një shifër të frikshme të kancerit. Ata kanë raportuar pak muaj më parë për gazetën “Shëndet+” rritje me shifra alarmante të sëmurëve, ndërkohë sot gjendemi përball shkurtimit të shtretërve duke e bërë më absurd këtë vendim. Tabela në vijim, e cila është zyrtare, flet për një rritje shumë të madhe të kancerit vitet e fundit. Ndërsa vitet 2011-2013 përfshijnë shifrat edhe të spitaleve të tjera të Tiranës, përveçse QSUT-së, vitet 2014 dhe 2015 tregojnë vetëm shifrat në Spitalin Onkologjik. Kështu, rezulton që nga viti 2014 në vitin 2015 ka një rritje prej 56,9% të të sëmurëve me kancer, ndërsa numri shkon nga 3286 në 5158, duke treguar kështu nevojën urgjente për shtimin e buxhetit për këtë kategori.
Periudha kohore
Nr i rasteve
2011
3317*
2012
3619*
2013
3936*
2014
3286
2015
5158

kryeministri1kryemi

Etiketa: onkologjikuramashtreterit


Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Ja fotoja e veçantë me të cilën Dua Lipa uron babain për ditëlindje

Dua Lipa arrin suksesin e parë me këngën e re

Transgjinorja prostituon me 300 burra, ja sa fiton për 5 muaj

Transgjinorja prostituon me 300 burra, ja sa fiton për 5 muaj

Rënia e trishtë e një ylli televiziv/ Fotot shokuese të “Jackass”-it Margera

Rënia e trishtë e një ylli televiziv/ Fotot shokuese të “Jackass”-it Margera

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com