Reperi Big Basta ka folur për blerjen e klikimeve nga kolegët e tij artistë. Në një intervistë për Bordo ai përmend disa nga emrat e atyre që i blejnë klikimet në You Tube.
“Unë kërkoj zbatim ligji për të drejtën e autorit, sepse ajo automatikisht bën seleksionimin dhe nxjerrjen tek publiku i cili do ishte më i filtruar dhe do merrte një material të saktë. Plus artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milion klikime, të cilën në fund të fundit e degjojnë të gjithë shqipëtarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo si kalon kufijtë të ketë 60 milion klikime. Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kan shkuar 70 milion klikime dhe Ëilli Ëilliam me këngën “Ego” i ka apo si ka 60 milion, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda, dhe nuk më vjen turp t’jua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia. Vetëm e drejta e autorit, vetëm ajo është e gjitha.”, pohoi reperi.