Lirio Nushi ka zbuluar projektin e filmit të tij artistik: “Briri i Artë”.
Nushi tregon se subjekti i filmit bazohet në një histori të vjetër mbi ishullin Sazan të Vlorës.
Ai tregon se kjo është një histori që ka ndodhur mbi një shekull më parë, e përcjellë nga më të moshuarit e ishullit.
Ndër të tjera, Nushi bëri me dije se ky film do mund të ringrejë ishullin e harruar të Sazanit.
Subjekti i filmit:
Mezi e prisnin të gjithë, të vegjël dhe të rritur, 23 Prillin, Ditën e Shën Gjergjit. Ishte një festë kaq e madhe dhe e gëzuar plot madhështi që festohej çdo pranverë. Një festë e ardhur nga të gjitha lashtësitë e që festohej nga të gjithë, pa dallim.
Por dukej sikur atë vitë pranvera kishte ardhur më shpejt se vitet e tjera. Marsi mbërriti i ngrohtë dhe të gjitha lulet kishin çelur anembanë. Aroma e tyre ndihej në çdo hap që ecje mbi ishullin Sazan.
Ishte një festë që kishte një sekret të madh. Bririn e Artë. Ai ruhej i mbyllur dhe i kyçur në një sënduk prej argjendi brenda Kishës së Shën Gjergjit. Kush e di se sa i lashtë ishte ai Bri i Artë. Të gjithë ëndëronin ta preknin qoftë edhe një herë me dorë, por kjo nuk ishte e mundur për të gjithë. Shumë pak vetë e kanë pasur këtë fat në ishull. Ishte ëndra më e bukur e çdo pranvere për cilindo që jetonte në ishull.
Katër Jugat do të fryjnë atë ditë, dhe njeriu që do i fryjë Bririt të Artë, në Jug, në Veri, në Lindje dhe në Perëndim, do të jetë si gjithmonë, njeriu më i moshuar në ishull. Kështu ishte ky rregull i lashtë, dhe s’kishte ndryshuar kurrë.
Por atë vitë ndodhi ndryshe, aq ndryshe sa prishi gjithë rregullat e mëparshëm të këtij rituali mistik. Në pikën më të lartë të ishullit, aty do të ishin të gjithë, nga fëmijët deri tek më të moshuarit, askush nuk mungonte, madje edhe ata që smundeshin i ngrinin në krahë dhe i sillnin aty të ishin prezent.
Por më i moshuari i shullit atë vit nuk ishte një, por dy, dhe kishin të dy të njëjtën moshë, dhe kishin lindur të dy në të njëjtën ditë. Gjithë ishulli ishte në ankth tashmë se si do të zgjidhej kjo ngjarje kaq e rëndësishme. Në çdo shtëpi zjente e njëjta bisedë. Ishulli gumëzhinte.
Ndërkohë të gjitha vajzat në fshehtësi punonin për të pasur fustanin më të bukur me qëndisjet më të bukura, se që ishin të gjitha të bardha, kjo as që bëhej fjalë të ndryshonte si rregull. Kujdeseshin për fustanet, për modelin më të bukur të flokëve, dhe për lulet që do të mbanin në duar për festën e Shëngjergjit, ato duhet të ishin më të bukurat në botë, por në çdo tufë me lule ishte si rregull që të kishte një zymbyl të bardhë që kundërmonte një aromë kaq të ëmbël dhe kaq të fortë, si parfum, e që mbushte çdo parmak e dritare shtëpie. Më pak në ankth për këtë ishin djemtë, ditën e festës ata vishnin pantallona dhe bluzë të bardhë dhe ishin të kënaqur me kaq, mezi prisnin të shikonin se kush do të ishte vajza më e bukur. Sepse mbas festës ndodhnin pothuajse të gjitha fejesat në ishull me ndonjë përjashtim të vecantë. Kurse dasmat, ato pa dyshim që ndodhnin në 15 dit’shin e parë të Shtatorit, edhe kjo në shumicën e rasteve. Por të gjithë mbanin ditën e festës lule zymbyli në duar edhe vajzat e dhe djemtë, ky ishte rregull.
Zymbylat kanë disa ngjyra, kryesisht ngjyrë violet, por ai i bardhi lëshon një aromë kaq të ëmbël saqë të deh. Madje gjyshet në ishull i mësonin vajzat kur martoheshin që të fshihin gjithmonë në gjoksin e tyre pak zymbyl me aromë, ditën që do të martoheshin, sepse të sillte fat. Të gjithë e dinin këtë sekret po askush nuk e përmendt’te, aq sa të dukej sikur ishte një nga misteret më të fshehta të ishullit, mbas Bririt të Artë.
Më të vjetrit e ishullit atë vit ishin të detyruar të mblidheshin për të vendosur se kush do ti frynte Bririt të Artë në ditën e Shën Gjergjit. Kishin mbetur edhe 20 ditë nga dita e festës.Të gjithë ishin në ankth. Me sa dukej, atë vitë do të thyhej një nga rregullat më të vjetër të ishullit. Dhe përpara Kishës çdo natë, zjenin bisedat, e mbas shumë e shumë diskutimesh, atë vitë rregullat u thyen, ndodhi ndryshe.
Të gjithë pleqtë e ishullit u mblodhën dhe më në fund vendosën. Bririn e Artë, do ta komandoj ai banor i ishullit që mbush 18 vjeç, Ditën e Shën Gjergjit. Lajmi u përphap si zjarri në gusht. Gjithë të rinjtë e ishullit morën një gëzim të pa parë ndonjëherë. Festë e Valle në çdo cep të ishullit, brohorima të rinjsh, dukej sikur Festa erdhi para kohe.
Të nesërmen, në mëngjes të gjithë ishin përpara Kishës. Prisnin që Prfifti të jepte lajmin e madh. Vetëm ai i kishte të regjistruara të gjitha lindjet dhe vdekjet në ishull. Në atë moment prifti i Kishës, ishte njeriu më i rëndësishëm i ishullit. Dhe prifti doli në krye të shkallëve. Kishte marrë një pamje solemne, edhe pak pompoze, por vetullat sja kishin parë asnjëherë aq të vrenjtura. – Po çke o prift, thirri gati në agoni nga turma gruaja me llafazane e ishullit, -thuaje derëbardhë se na kallkanose zemrën. Çdo të bëhet, kush do jetë… .? – Dhe prifti foli edhe tha: – për herë të parë fliste me vetulla të ngrysyra, aq sa për një moment të gjithë filluan të qeshnin, se nuk i shkonte pamja që kishte marrë. – Bijë të Zotit, nuk kemi asnjë këtu në ishull që të mbushi 18 vjeç Ditën e Shën Gjergjit.
Ouuuuuuu, nuk ishte dëgjuar kurrë në ishull një psherëtimë e tillë në turmë. Po ç’thua, po ska mundësi, po si mund të ndodh kështu…?. – Turma dëgjohej të fliste e gjitha në kor, sejcili për qejf të vetë, nxirrte psherëtimat e tij ankuese.
Mes tymnajës zhurmuese të kësaj të papriture, dolën dhe ju afruan afër priftit, dy pleqtë më të moshuar të ishullit. Nesër në mbrëmje gjithë pleqësia e ishullit të mblidhet këtu në shesh, të marim një vendim përfundimtar. Ditët kishin kaluar pa u kuptuar. Kishin mbetur edhe 7 ditë nga festa e Shën Gjergjit.
Në molin e Shën Illisë, të nesërmen në mëngjes peshkatarët ishin kthyer nga peshkimi, dhe nuk po shisnin peshkun si zakonisht, por bisedonin të gjithë bashkë rreth ngarjes. Anija e vogël e vjetër u duk me atë direkun me majë prej druri në horizont, po i afrohej molit. Ishte ditë e shtunë, ditë pazari. Gratë e ishullit filluan të zbrisnin një e nga një, dhe ca dyshe-dyshe e treshe-treshe. Ishte dita që shkëmbenin mallrat e bënin tregti. E shtuna ishte dita më argëtuese në ishull. Moli pa pritmas filloi të gumëzhinte nga zërat, bisedat dhe thashethemet, por në qendër të çdo bisede, ishte i përzgjedhuri që do të komandonte Bririn e Artë ditën e Shën Gjergjit. Akoma nuk ishte gjetur një zgjidhje.
Anija po afrohej dhe të gjithë po bëheshin gati për të bërë tregëtinë dhe pazarin e së shtunës. Për çudi anija kishte më shumë tregëtarë se çdo herë tjetër, madje kishte edhe pasagjerë që nuk ishin parë më parë në ishull. Të panjohurit dallohen menjëherë në ishujt e vegjël si Sazani. Me sa duket lajmi kishte marrë dhenë…. .
Midis të sapoardhurve binte në sy edhe një vajzë e re. Të gjithë kishin filluar ta kishin mendjen tek pazari, por askush nuk e mohonte dot që gjithë njerëzia që ishte në mol atë ditë, kthehu kokën për ta parë, vajzën e gjatë si lastar, bjonde, me flok të gjata e të verdha si të diellit, sytë e saj blu si të detit që rrethonte ishullin, buzët flakë të kuqe si të pikturuara, dhe lëkurën e saj të lëmuar që dukej sikur përkëdhelte ajrin duke ecur. Por qëndrimi, qëndrimi dhe ecja e saj ishte dicka që nuk e shikon përditë, dukej si një princeshë në përralla.
Ajo filloi të ecte mbi mol dhe këmbët e saj dukeshin si të një drenushe në livadhin më të blertë, me një elegancë që të hutonte, dhe hapat e saj dukej sikur përkedhelnin çdo pëllëmbë të sheshit ku shkelte.
Për një moment ndaloi duke marrë frymë thellë. Por ajo që ju bëri të gjithëve përshtypje ishte se vështrimi i saj u ngrit lart, dhe ndaloi në drejtim të shtëpisë së braktisur. Të gjithë në ishull e dinin historinë e shtëpisë së braktisur. Ajo ndodhej në pikën më të lartë të ishullit.
Ajo duhet të jetë Amantia tha një grua nëpër Pazar me zë të lartë mes turmës. Amantia?…, s’ka mundësi …! Ja priti e shoqja e kasapit që ishte afër saj. Turma filloi të gumëzhinte sërish, ndërkohë që vajza me sytë e kaltër si deti, me dy sy që dukej sikur psherëtinin, dha një buzëqeshje të qetë, aprovuese drejt zërit që e njohu.
Po, ajo ishte Amantia.
Amantia filloi ngadalë të ngjitej drejt shtëpisë së braktisur të ishullit, në fillim dukej sikur ishte vetëm, por murgesha që ishte pas saj me dy torba në duar, ju afrua dhe filluan ti ngjiteshin rrëpirës që të ngjiste në majë të ishullit. Gruaja që e njohu shkoi dhe i harriti duke i shoqëruar. Ishte një grua e veshur me të zeza se burrin e kishte humbur një natë stuhie duke peshkuar. Amantia i buzëqeshi, e përqafoi dhe i tha: si më njohe! – Ti ke qenë fëmija më i bukur i ishullit i tha gruaja, me flokët më të verdha se dielli dhe sytë më të kaltër se deti. Amantia buzëqeshi dhe duke ndalur hapat, e pa në sy, dhe e përqafoi sërish duke i thënë: mua do të më falësh që stë mbaj ment. Ska asgjë moj bijë i tha gruaja e gëzuar, e gëzuar dhe gati e ngazëllyer për suksesin e saj, që e kishte zbuluar e para nga të gjitha gratë e ishullit që ishin në Pazar. Po kaq vjetë moj bijë, ti ike kërthij, …eh…, mbas asaj që ju ndodhi në familje, dhe vjen tani që je bërë një zanë mali. Po i tha Amantia, shumë vite kaluan, me një psherëtimë të lehtë. Tani po kthehem në shtëpi. Kam ardhur dhe s’do të iki më. U largova nga murgeshat disa ditë para se të mbushja 18 vjec. Kjo nuk lejohej, por për mua e bënë këtë lëshim. Dua që të mbush këtu 18 vjec, në ishullin ku kam lindur. – Po kur i mbush të tetëmbëdhjetat ti o tu bëftë nëna ty? – o yll e dritë, pyeti gruaja me një kureshtje duke hapur fort sytë saqë gati po shpërthente, por duke e përmbajtur njëkohësisht veten. Ditën e Shën Gjergjit nënë, tha Amantia me një qetësi që se dinte që do të buçiste kaq fortë në të gjithë ishullin. Lajmi u përhap si vetëtima në qiell te hapur. – E ka prurë Zoti, Është Amantia që mbush 18 vjeç në Ditën e Shën Gjergjit, filloi të bërtiste gruaja sa majtas e djathtas, duke përqafuar Amantian dhe krisi me vrap duke u ngjitur drejt Kishës.
Amantia ngeli e habitur në mes të rrugës, pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Por buzëqeshi dhe vazhdoi rrugën duke e marrë këtë si shenjë mikpritje nga vendlindja. Në dorë i tundej një valixhe e vogël druri me teshat e saj. Ajo kishte pasur një histori të trishtë. Prindrit e saj kishin humbur jetën të dy, dhe ajo kishte ngelur jetime. Ishte vetëm 8 vjeç, kur humbi prindërit, dhe murgeshat e manastirit e morën për ta rritur në qytet. Që atëherë askush nuk mësoi më gjë për të, dhe shtëpia e tyre kishte mbetur e mbyllur dhe e braktisur. Prandaj dhe i gjithë ishulli i kishte vënë emrin shtëpia e braktisur, për të mos kujtuar se çfarë kishte ngjarë. Murgeshat e rritën dhe e shkolluan dhe para se të mbushte 18 vjeçe i dhanë lejen për tu kthyer e për të jetuar përgjithmonë në ishullin e saj të lindjes. I kishin dhënë edhe të holla dhe do të vinin ta shikonin shpesh derisa ajo të rifillonte jetën e saj e të stabilizohej siç duhej në ishull.
Amantia po ngjiste hapat ngadalë mbi rrugën e pjerrët të ishulit duke mbledhur copëzat e vogla të kujtimeve të saj, të coptuara nga koha, por asnjë lloj kohe nuk e fshinte dot nga memorja e saj çatinë me qerpiç prej guri, ftoin e egër në oborrin e shtëpisë, dhe perdet e qëndisura mbi dritare. Këto kujtime të ngulitura në memorje e kishin mbajtur të gjallë gjithë këto vite të larguara, duke mos i harruar për asnjë çast. Po afohej drejt shtëpisë, dhe kraharori i saj i brishtë po gufonte nga padurimi, nga një malli i përvëluar. Asgjë në botë nuk ka si shtëpia. Gjithë këto vite, ishte rritur vetëm me një dëshirë, të kthehej përsëri nën çatinë e shtëpisë së saj, me të gjitha dhimbjet që ajo mbante brenda.
Ishte gati triumfuese turma e grave të ishullit kur ajo mbërriti gati pothuajse me hamendje, në pragun e shtëpisë së saj të braktisur. E pritën, e përqafun, disa gra madje filluan të qanin, ishte një moment me një pamje shumë mallëngjyese.
Papritmas të gjithë u bënë të mendueshem në ishull. Ishte hera e parë në histori, që një vajzë do të komandonte Bririn e Artë në ishullin e tyre. Por Amantia nuk dinte asgjë nga këto. Hapi portat e shtëpisë, dritareret, la dritën të futej kudo dhe era e pranverës fëshfëriti në cdo cep të shtëpisë. Gratë ishin larguar. Kishte mbetur vetëm gruaja që e njohu dhe murgesha që e shoqëronte. Ajo filloi ta ndihmonte të shpluroste gjithë pluhurin e kohës që kishte kaluar, dhe një lot i rrëshkiti mbi faqe duke e fshehur.
Të nesërmen në mëngjes, sapo doli dielli, Amantia gjendej në oborrin e shtëpisë që kishte ëndëruar çdo ditë të jetës së saj në jetimore. Nuk ngopej me gëzimin që po merrte. Prekte, gurët e shtëpisë, ftoin e egër që sapo kishte celur në avlli. Ç’do gjë që mund ti kujtohej dhe shihte, perdet në dritare me qëndismat e nënës së saj që tashmë nuk jetonte më. Më në fund e la veten të çlirohej, lotë ngazëllimi filluan ti dilnin mbi ato sy të bukur si kristali. Por nuk pati kohë as ti fshinte lotët, se ja behu prifti me priftëreshën në prag të shtëpisë. Dhe i treguan gjithcka që kishte ngjarë në ishull. Amantia dukej si e përkëdhelura e Zotit në ato momente. As që mund ta kishte menduar se do e priste një ngjarje kaq e bukur kur të kthehej në ishullin e saj me shtëpinë e braktisur. Tani nuk mund të ndjehej më e braktisur. Tre qëndistaret, më të mirat në ishull, u duken në hyrje të shtëpisë. Gjithë ishulli mezi priste të shihte Amantian.
Por papritmas një thashethem mbuloi ishullin. Është shenjë e keqe, është shenjë e keqe. Do na mbetet ishulli jetim… . Gratë pëshpërisnin në shtëpi dhe në kishë.
Ishte mesha e fundit para festës së Shën Gjergjit. Në fund të meshës Prifti, ishte në djeni për gjithcka që ndodhte në ishull dhe për të ndihmuar gjithë situatën tha. Të gjitha shenjat e zotit janë të mira. Nëse Amanti nuk largohet, por qëndron dhe martohet në ishull atëherë ajo do të komandoj Bririn e Artë në ditën e Shën Gjergjit. Papritmas, Amnatia u shfaq në derë të Kishës. Kishte ardhur pothuajse në fund të meshës. Me shumë drojë, dhe faqet ju skuqen kur foli, ajo tha: Kam ardhur për të qëndruar përgjithmonë. Gjithë njerëzit u ngazëllyen, u gëzuan dhe brohoritën, ca nga bukuria e saj, ca nga fjalët e priftit. Tani gjithcka ishte gati për të festuar.
Mbas dy ditësh ishte festa më e bukur e ishullit. Zymbylët kishin çelur ngado, kudo vinte aroma e mirë e tyre që kundërmonte gjithandej dhe të mbushte kraharorin me gëzim pranvere. Më në fund erdhi Dita e shumë pritur e Shën Gjergjit.
E veshur dhe e stolisur si kurrë më parë, Amantia doli nga shtëpia, e shoqëruar nga 7 gratë me sqimatare të ishullit . Djali më simpatik i ishullit ishte djali i priftit, ai i kishte kërkuar Amantias që ta shoqëronte atë ditë. Ajo dukej si një shtojzavalle, si një princeshë përrallash, një grup fëmijësh plot kureshtje veshur të gjithë në të bardha e prisnin ta shihnin kur doli dhe e shoqëruan plot hare. Pothuajse të gjithë kishin mbërritur në pikën më të lartë të ishullit ku do të komandohej Briri i Artë. Ajo po afrohej, gruaja që e njohu në mol kishte hequr rrobat e zeza, kishte veshur të bardha për të nderuar Amantian dhe e priti e para duke e përqafuar. Rituali nuk kishte ndryshuar, përveç faktit që kësaj here do të ishte një vajze e re, në bekim për ishullin. Amantia po zgjonte në ato momente kujtimet e saj të fëmijërisë mbi ngjarjet, dhe me një solemnitetet u afrua drejt bririt. E gjithë turma e drejtua nga jugu. Në Emër të Zotit e të gjithë Universit meshoi prifti, me bekimin e Shën Gjergjit ju bashkua turma një zë, me bekimin e jugës, veriut, lindjes dhe perëndimit, Bekoje Zot këtë, Dhe, këtë Tokë, Jetët e Shpirtrat e këtyre njerëzve që banojnë në të, me begati shëndet e mirësi. Zoti ju bekoftë, përfundoi ritualin e fjalimit solemn prifti. Amin u dëgjua nga e gjithë turma. Amantia i fryu Bririt në fillim nga Juga, për begati, pastaj turma u kthye nga veriu, dhe i fryu përsëri bririt nga veriu, pastaj nga lindja e në fund nga perëndimi, për të gjitha të mirat e ishullit. Gjithë turma brohoriti duke hedhur lulet në të katër horizontet e mbi ujin e kristaltë të detit që rrethonte ishullin. Festa vazhdoi me më shumë gëzim dhe hare si kur ndonjëherë më parë, deri natën vonë … .
Amantia u martua me djalin e priftit pak javë më vonë, dhe lindën tre fëmijë të mrekullueshëm, e jetuan shumë të lumtur për gjithë jetën e tyre në ishullin e bekuar të Sazanit.
Kjo, është një histori që ka ndodhur mbi 100 vjetë më parë, e përcjellë nga më të moçmit e ishullit. Nuk dihet si vazhduan me pas ngjarjet, edhe unë unë kam mbi 30 vjetë që s’kam qenë më në ishullin Sazan. Por lulet dhe zymbylat në pranverë, atje vazhdojnë akoma të celin, duke e mbushur ishullin plot me aromë kundërmonjëse, që të ledhaton zemrën.